Politike

Miratimi i projektligjit për zonat e mbrojtura, Zhupa: Do bëjmë çdo përpjekje për ta ndalur që nga Presidenti e deri tek Kushtetuesja

Zhupa tha se grupi i PD ka qenë kundër dhe do bëjnë çdo përpjekje për ta ndalur që nga Presidenti e deri tek Kushtetuesja.

22 Shkurt 2024, 10:49 Nga M.B
Miratimi i projektligjit për zonat e mbrojtura, Zhupa: Do bëjmë
Ina Zhupa

TIRANA- Deputetja opozitare, Ina Zhupa ka reaguar pas miratimit në Kuvend të projektligjit për zonat e mbrojtura duke thënë se seanca nisi me një protestë të shoqërisë civile. Zhupa tha se grupi i PD ka qenë kundër dhe do bëjnë çdo përpjekje për ta ndalur që nga Presidenti e deri tek Kushtetuesja.

Ajo shtoi se BE ka reaguar sepse ligji është në kundërshtim me marrëveshjen e stabilizim asociimit dhe konventave ku është pjesë Shqipëria.

"Kjo seanca ka nisur me një protestë të shoqërisë civile, ka shprehur kundërshtimin edhe në komisionet online. Sot kaloi një ligj shkatërrim i zonave të mbrotjura, ligj klientelist i bërë për oligarkë pranë Ramës. Ligji heq mbrojtjen e këtyre zonave dhe i bën sheshe ndërtimi. Grupi i PD ka qenë kundër dhe do bëjmë cdo përpjekje për ta ndalur që nga Presidenti e deri tek Kushtetuesja. BE ka reaguar sepse ligji është në kundërshtim me marrëveshjen e stabilizim asociimit dhe konventave ku është pjesë Shqipëria", tha Zhupa.

ina zhupa kuvend

Sondazh

Poll