Politike

Votoi pro marrëveshjes për emigrantët, Doda: Italia shtet mik, nuk po mbështesim Belerin

Gjithashtu përmendi se nuk do mbështesin Fredi Belerin por një shtet mik. 

22 Shkurt 2024, 10:25 Nga r.ll
Votoi pro marrëveshjes për emigrantët, Doda: Italia shtet mik,
mesila doda

TIRANË- Një nga deputetet e PDIU-së, Mesila Doda ka folur për mediat pasi ajo dhe dy deputetë të tjerë bashkuan votat me Partinë Socialiste dhe votuan pro miratimit të marrëveshjes me Italinë për emigrantët.

Ajo tha se Italia është një vend fqinj dhe mik dhe duhej mbështetur në kohë krize. Gjithashtu përmendi se nuk do mbështesin Fredi Belerin por një shtet mik. 

“Ishim pro marrëveshjes. Bëhet fjalë për një shtet mik, një shtet fqinj, që është në një moment krize. Ne mund të ndihmojmë për një problematike të tyre, dhe duhet të jemi në krah të tyre. Nuk bëhet fjalë të mbështesim individë që mund të jete Fredi Beleri, por një shtet mik.”, tha ajo.

Marrëveshja me Italinë për emigrantët që do të vijnë në vendin tonë u kalua sot në Kuvend me 77 vota pro. 

mesila doda marrëveshja me italinë per emigrantet

Sondazh

Poll