Politike

PDIU bashkon votat me PS/ Me 77 vota pro, miratohet marrëveshja me Italinë për emigrantët 

Kanë qenë tre deputë të PDIU-së të cilët kanë bashkuar votat e tyre me mazhorancën.

22 Shkurt 2024, 10:16 Nga r.ll
PDIU bashkon votat me PS/ Me 77 vota pro, miratohet marrëveshja me
kuvendi

TIRANË- Me 77 vota pro, Kuvendi ka miratuar marrëveshjen e nënshkruar me Italinë për pritjen e emigrantëve në dy kampet që do të ngrihen në Lezhë. 

Kanë qenë tre deputë të PDIU-së të cilët kanë bashkuar votat e tyre me mazhorancën. Kujtojmë se Gjykata Kushtetuese " i dha dritën jeshile" marrëveshjes, edhe pse deputetët e opozitës kërkuan të shpallet e jashtëligjshme. 

"Protokolli ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës Italiane, “Për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit” është  në pajtim me Kushtetutën dhe lejimin e ratifikimit të tij nga Kuvendi", thuhej në vendimin e GJK. 

Edhe parlamenti italian e miratoi marrëveshjen me 93 vota pro dhe 61 kundër, pavarësisht se opozita atje e kundërshtoi ashpër me arsyetimin se ishte kundër të drejtave të njeriut. Edhe disa parti më të vogla opozitare e kundërshtuan këtë hap me arsyetimin se do të ishte një barrë për Italinë për sa i përket logjistikës dhe kostos.

Më 6 nëntor, kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane, Giorgia Meloni nënshkruan marrëveshje sipas së cilës, Italia do të dërgojë në Shqipëri emigrantët që shpëtohen në Detin Mesdhe, ndërsa Italia do të financojë ngritjen e qendrave për pritjen e tyre. Marrëveshja do të nisë së zbatuari pranverën e vitit të ardhshëm. 

seancë plenare 22 shkurt 2024 marreveshja me italine per emigrantet

Sondazh

Poll