Politike

Zgjati më pak se 8 minuta, mbyllet mes kaosit seanca plenare në Kuvend

22 Shkurt 2024, 10:18 Nga r.ll
Zgjati më pak se 8 minuta, mbyllet mes kaosit seanca plenare në Kuvend
foto nga kuvendi

TIRANË- Ka zgjatur më pak se 8 minuta seanca e sotme plenare në Kuvend. Edhe ditën e sotme ka vijuar aksioni opozitar nga deputetët e opozitës. 

Kryetarja e Kuvendit mes zhurmueseve dhe bilbilave miratoi me shpejtësi marrëveshjen për emigrantët me Italin dhe projektligjin për Zonat e Mbrojtura. 

Deputetët e PDIU-së bashkuan votat e tyre me Partinë Socialiste duke e çuar në 77 numrin e votave pro marrëveshjes së nënshkruar me Italinë. Me 74 vota pro u kalua projektligji për Zonat e Mbrojtura.

Kujtojmë se projektligji për Amnistinë Penale, u hoq nga rendi i ditës në nisje të seancës, pasi PS nuk siguroi dot 84 votat që duheshin për ta kaluar. 

seance plenare 22 shkurt 2024

Sondazh

Poll