Sport

Futbolli gjerman në zi! Kampioni i botës, Andreas Brehme, vdes në mënyrë të befasishme në moshën 63-vjeçare ...

Legjenda gjermane, Andreas Brehme, që fitoi Kupën e Botës 1990, u shtrua me urgjencë në klinikën Ziemssenstrassed në Mynih, ku vdiq nga arresti kardiak.

20 Shkurt 2024, 10:36 Nga DOSJA

Futbolli gjerman në zi! Kampioni i botës, Andreas Brehme, vdes në

GJERMANI - Andreas Brehme, ish-lojtari shënoi golin nga penalltia dhe që e bëri Gjermaninë fituese të Kupës së Botës në vitin 1990, ka vdekur në moshën 63-vjeçare.

Vdekja e ish-lojtarit të HSV Barmbek-Uhlenhorst, FC Saarbrücken, Kaiserslautern, Bayern Munich, Inter dhe Zaragoza, u bë e ditur nga partnerja e tij, Susanne Schaefer.

Shtypi gjerman bën me dije se Andreas Brehme, i cili u shtrua me urgjencë në klinikën Ziemssenstrassed në Mynih, vdiq nga arresti kardiak .

Andreas Brehme, një mbrojtës i krahut, i aftë për të luajtur me të dyja këmbët, u njoh si një nga futbollistët më elegantë të kohës së tij.

Futbolli gjerman në zi! Kampioni i botës, Andreas Brehme, vdes në

Ai i dha lamtumirën futbollit, duke fituar 2 tituj të Bundesligës (një me Bayern në 1987 dhe një tjetër me Kaiserslautern në 1998).

Andreas Brehme, i cili luajti 86 herë për Gjermaninë, shënoi golin e fitores nga pika e penalltisë në 1990, pesë minuta nga fundi i finales kundër Argjentinës, duke e shpallur kombëtaren e vendit të tij, kampione të botës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll