Sport

"Tërmet" te bardheblutë! Shkarkohet Julian Ahmataj, nuk është më trajner i Tiranës…

Kandidatë për të t’u ulur në krye të pankinës bardheblu janë dy emra: Erion Xhafa por edhe Erbin Fagu, midis të cilëve do të bëhet zgjedhja…

19 Shkurt 2024, 21:05 Nga DOSJA
"Tërmet" te bardheblutë! Shkarkohet Julian Ahmataj, nuk

TIRANE - Humbja 1-2 e derbit ndaj Partizanit, ka sjellë tërmet në pankinën e Tiranës. Mësohet se Julian Ahmataj nuk është më trajneri i bardhebluve.

Ecuria plot oshilacione, mungesa e një stili të qartë loje dhe sidomos humbja e fundit në derbin përballë Partizanit, kanë sjellë fundin e aventurës së tij.

Presidenca e Tiranës ka shkarkuar 44-vjeçarin, i cili qëndronte në pankinë prej 5 tetorit, kur zëvendësoi Orges Shehin. 19 ndeshje në total regjistroi Ahmataj në aventurën e dytë si trajneri i rekordmenëve të futbollit shqiptar.

Tirana renditet në vendin e katërt pas javës së 24-t në Superiore. Me 34 pikë, dy mbi Dinamon, me këta të fundit që numërojnë një takim më pak.

Tirana luan në shtëpi kundër Laçit në takimin e ardhshëm. Ndërkohë, tifozët presin me kuriozitet se cili do të jetë trajneri i tretë i skuadrës së tyre të zemrës gjatë këtij edicioni.

Sipas burime pranë klubit bardheblu, mësohet se kandidatë për të t’u ulur në krye të pankinës bardheblu, janë dy emra: Erion Xhafa por edhe Erbin Fagu, midis të cilëve do të bëhet zgjedhja. Ky i fundit do ta drejtojë Tiranën nesër në Durrës për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ndaj Teutës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll