Sport

Leo Messi porositi një skarë, kompania fillimisht shtanget, por porosia u bë virale...

Kompania që prodhon produktin, bëri një dizajn të veçantë për lojtarin e Inter Miami

20 Shkurt 2024, 07:30 Nga DOSJA

Leo Messi porositi një skarë, kompania fillimisht shtanget, por

SHBA - “Labohierro” është një kompani argjentinase, që prodhon grila për barbekju dhe së fundmi u bë e famshme për marrjen e një porosie nga Lionel Messi. 

Ylli argjentinas i dërgoi një mesazh kompanisë në rrjetin social Instagram, duke thënë se "një mik kishte blerë një skarë, që ishte dërguar në Miami dhe nëse kompania mund të bënte një skarë të ngjashme, por më të madhe dhe ta dërgonte në të njëjtin vend”.

“Labohierro” shprehu mosbesimin e saj në përgjigjen: “Jooooo. Leo, seriozisht? Unë tani jam i paralizuar, gruaja dhe fëmijët janë të paralizuar, nuk dimë çfarë të themi.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gette Sports (@gettesports)

Për të plotësuar kërkesën e kapitenit të kombëtares së Argjentinës, kompania prodhoi një skarë kushtuar Lionel Messit, me vizatimin e festës së tij dhe numrin 10. Produkti quhet “The Captain's Grill”.

Në një njoftim, “Labohierro” tha se e mori kërkesën e Messit më 10 dhjetor dhe se vendosi të krijojë një skarë "të frymëzuar nga trashëgimia dhe pasioni i lojtarit për futbollin dhe barbekju".

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll