Sport

Protestat e tifozëve, tërhiqet Federata Gjermane, gati për diskutimin e kushtit 50+1!

Tifozët e të gjitha skuadrave gjermane janë gati të përmbysin me reagimet e tyre planet e Ligës për hyrjen e investitorëve të mëdhenj në klube.

19 Shkurt 2024, 19:53 Nga DOSJA
Protestat e tifozëve, tërhiqet Federata Gjermane, gati për

GJERMANI - Topa tenisi, monedha çokollate, makina me telekomandë në bar, pushime të përkohshme të ndeshjeve dhe minuta të panumërta vonesa. Hera e fundit në futboll Gjermania është e mbushur me incidente të parregullta, të cilat megjithatë kundërshtojnë normalitetin e huaj, që po tentohet t'i imponohet Bundesligës dhe kategorive të tjera.

Në vendin e rregullit të famshëm 50+1, ku asnjë individ privat nuk mund të marrë shumicën e aksioneve në asnjë ekip, ku tifozët komandojnë klubet e tyre të preferuara, planet e dyshimta të Federatës dhe skuadrave dhe "drita jeshile" në investimi privat, shpërtheu si rrufe dhe paralajmëroi ndryshime sizmike, negative, jo shumë kohë më parë.

Aksioni i organizuar i tifozëve, pa rrezik e dhunë dhe protestat e tyre këmbëngulëse, duket se po fitojnë terren dalëngadalë. Siç raporton agjencia gjermane e lajmeve, farat e mendimeve të dyta për këto ndryshime, janë mbjellë tani në DFL dhe së shpejti do të ketë një votim të ri për këtë çështje.

“Nëse ka një propozim të ri në asamblenë e përgjithshme për të mbajtur një votim të ri për këtë çështje, do të duhet të paktën ta diskutojmë”,- tha Axel Hellman, anëtar i bordit ekzekutiv të DFL, ndërsa sipas mediave gjermane, më shumë anëtarë të Federatës dhe klube në vend janë të hapura për mundësinë e diskutimeve dhe negociatave të reja.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Shkurt 2024, 17:31

Al Hilali i Jorge Jesus, mbetet i pandalshëm

ARABIA SAUDITE - Al Hilali nuk ndalet. Duke mposhtur Al Raed (3-1), skuadra e trajnerit portugez Jorge Jesus, arriti fitoren e 22-të radhazi në t...