Sport

Smeone: “Ndër katër skuadrat më të mira në Evropë, Interi është skuadra, ku kam kaluar vitet e mia më të mira”...

Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, ka derdhur mjaltë për Interin përpara takimit të parë të 16-të të Champions League midis dy skuadrave, duke i përshkruar me fjalë të bukura vitet e tij si lojtar zikaltërve.

20 Shkurt 2024, 08:00 Nga DOSJA

Smeone: “Ndër katër skuadrat më të mira në

ITALI - Simone Inzaghi vlerësoi Atléticon dhe trajnerin e saj në konferencën për shtyp që dha të hënën përpara ndeshjes së parë të Interit kundër Madridit, në "Giuseppe Meazza", për "16" të Champions League.

Kjo u bë në intervistën e tij disa orë pas mbërritjes së bardhekuqve në Milano, me “Colo” që deklaroi me guxim se zikaltrit aktualisht janë në top katërshen e Europës dhe duke bërë të qartë se do të duhet një përpjekje e madhe nga skuadra e tij për të marrë kualifikimin.

"Interi është në mesin e katër, pesë skuadrave më të mira në Evropë dhe ata e treguan këtë në La Liga dhe gjithashtu në Champions League e sezonit të kaluar. Më pëlqen shumë mënyra se si ata po luajnë, nuk e them këtë sepse ne duhet të përballemi me ta.

Ata luajnë në mënyrë të thjeshtë dhe specifike, punojnë kolektivisht. Cilido ekip që do të fitojë më shumë duele, do të ketë më shumë shanse për të marrë fitoren ”, theksoi 53-vjeçari argjentinas përpara ndeshjes së së martës (21:00), duke shtuar:

"Duhet të luajmë me intensitet, atë që patëm ndaj Las Palmas. Për momentin duhet të përballemi me një ekip që është në një situatë të shkëlqyer. E dimë që do të duhet të ndërmarrim disa rreziqe që të mund të mbështesim sulmin tonë."

Më pas, Simeone foli me nostalgji për kohën e tij si futbollist në Inter dhe gjithashtu për bashkëjetesën e tij me Simone Inzaghin te Lazio. “Te Inter ishin dy vitet më të mira të karrierës sime (1997-1999) e mbaj mend shumë mirë atë grup lojtarësh dhe njerëzit.

Ato dy vite më kanë dashur shumë dhe këtu kam dhënë gjithçka. Nesër do të kem ndjenjën e kthimit në një vend ku njerëzit më duan shumë, siç ndodhi në Romë me Lazion. Atje kishim një marrëdhënie të shkëlqyer me Simone Inzaghin, gjatë viteve te Lazio (nga 1999 deri në 2003) folëm shumë për futbollin.

Të martën do të takohemi sërish, e dua shumë dhe jam i lumtur për atë që po bën te Interi. Ai është një trajner shumë i madh, ai menaxhon shumë mirë grupin e lojtarëve që ka dhe ata e ndjekin me besnikëri”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll