Sport

E FUNDIT/ Austriaku Glasner Glasner, në pankinën e londinezëve të Crystal Palace…

Roy Hodgson që dha dorëheqjen, dhe u pasua në pankinë nga mbajtësi i trofeut të Europa League me Eintracht, Oliver Glasner.

19 Shkurt 2024, 20:32 Nga DOSJA

E FUNDIT/ Austriaku Glasner Glasner, në pankinën e londinezëve

ANGLI - Vendi i 16-të në të cilin ndodhet tani Crystal Palace, me 10 humbje në 16 ndeshjet e fundit, solli në pankinën e londinezëve “këngën e mjellmës” së Roy Hodgson.

Në 24 orët e fundit, drejtuesit londinezë ishin në negociata të vazhdueshme me Oliver Glasner për të marrë frenat Crystal Palace, pas shkarkimit të njoftuar të Hodgson pasditen e së hënës.

“Unë i kam shijuar plotësisht gjashtë sezonet që kam qenë këtu, pasi kam pasur mundësinë të punoj me lojtarë dhe partnerë të klasit botëror, duke bërë atë që dua çdo ditë. Jam i sigurt se sezoni do të përfundojë mirë dhe i uroj skuadrës suksese në javët, muajt dhe sezonet në vijim”, tha Hodgson në deklaratën e tij me shkrim të largimit, me Palace që menjëherë njoftoi fillimin e partneritetit të tyre me Oliver Glasner, e cila do të ketë një horizont kohor të paktën 2026.

“Jam shumë i lumtur që vij në Palace, mezi pres të punoj me një ekip të talentuar dhe të përjetoj përvojën e “Selhurst Park” për të cilën kam dëgjuar kaq shumë”,- tha trajneri 49-vjeçar austriak, i cili në vitin 2022 fitoi Europa League me Eintracht (mundi Rangers me penallti) në sezonin e tij të parë me klubin e Frankfurtit.

Debutimi i tij në pankinën e Palace do të bëhet të shtunën e ardhshme në ndeshjen në shtëpi kundër Burnley-t, me ndihmësit e Hodgsonit, dyshja Lewington-McCarthy që do të kryejnë detyra zyrtare mbrëmjen e së hënës (19/02) në ndeshjen kundër Evertonit në “Goodison Park”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll