Sport

Një gjest i fortë i Sergio Ramos-it, i ofron shtëpinë e tij Kylian Mbappes…

Sergio Ramos, i cili krijoi një miqësi me Kylian Mbappé te PSG, mund të bëjë një gjest të forte nëse francezi do të vijë në Madrid.

20 Shkurt 2024, 10:12 Nga DOSJA

Një gjest i fortë i Sergio Ramos-it, i ofron shtëpinë e tij

SPANJE - Gjatë dy sezoneve që kaloi në Paris Saint-Germain, Sergio Ramos dhe Kylian Mbappé  krijuan një miqësi të vërtetë. 

Prandaj nuk është befasi të shohësh që emri i parë që interesohet për të lehtësuar ardhjen e francezit në Spanjë, sipas thashethemeve të fundit, është Sergio Ramos. "SR4" e di mire jetën e kryeqytetit spanjol, pasi ka luajtur për gjashtëmbëdhjetë vjet midis 2005 dhe 2021 te Real Madridi.

Kështu “El Chiringuito” bëri një zbulim të madh mbrëmë. Programi spanjol zbuloi se mbrojtësi 37-vjeçar do t'i kishte ofruar vilën e tij të vendosur në La Moraleja, në veri të Madridit, ish-bashkëlojtarit te PSG-ja. Një shtëpi 2.500 m2, e cila do të përfshinte dy pishina, një dhomë kinemaje, apo edhe një dhomë pushimi me një banak bar. 

Të gjitha këto për shumën modeste prej gjashtë milionë eurosh. Mbetet për t'u parë nëse ndërkombëtari francez do të vendosë të marrë shtëpinë e mikut të tij. Një gjë është e sigurt, gjithçka duket se është në vend që Mbappe të përshtatet shpejt me jetën spanjole.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll