Bota

UNICEF paralajmëron: Do të ketë rritje të vdekjeve të fëmijëve në Gaza për shkak të kequshqyerjes

Në qytetin më jugor të Gazës, Rafah, ku hyn pjesa më e madhe e ndihmave humanitare, shkalla e kequshqyerjes është 5%, krahasuar me 15% në Gazën veriore, e cila është izoluar nga ushtria izraelite dhe kryesisht është ndërprerë nga ndihmat për muaj të tërë. 

20 Shkurt 2024, 10:14 Nga r.ll
UNICEF paralajmëron: Do të ketë rritje të vdekjeve të
foto ilustruese

SHBA- Agjencia e OKB-së, UNICEF ​​ka paralajmëruar se Rripi i Gazës është gati të dëshmojë një rritje të nivelit të vdekjeve të fëmijëve për shkak të një krize ushqimore të përkeqësuar.

Një raport nga Global Nutrition Cluster (GNC), një partneritet ndihme i udhëhequr nga agjencia e fëmijëve të OKB-së, thotë se më shumë se 90% e fëmijëve nën pesë vjeç në Gaza hanë dy ose më pak grupe ushqimore në ditë, e njohur si varfëri e rëndë ushqimore. Një përqindje e ngjashme janë të prekur nga sëmundjet infektive, ku 70% kanë përjetuar diarre në dy javët e fundit.

Në qytetin më jugor të Gazës, Rafah, ku hyn pjesa më e madhe e ndihmave humanitare, shkalla e kequshqyerjes është 5%, krahasuar me 15% në Gazën veriore, e cila është izoluar nga ushtria izraelite dhe kryesisht është ndërprerë nga ndihmat për muaj të tërë. Para luftës shkalla në të gjithë Gazën ishte më pak se 1%, thuhet në raport.

“Rripi i Gazës është gati të dëshmojë një shpërthim në vdekjet e fëmijëve të parandalueshme, gjë që do të komplikonte nivelin tashmë të padurueshëm të vdekjeve të fëmijëve në Gaza”, tha zyrtari i Unicef-it, Ted Chaiban në një deklaratë.

lufta izrael-palestine unicef gaze

Sondazh

Poll