Vdekja e Navalny, Kryeministri i Ukrainës thirrje nga Tokio për sanksione të reja ndaj Rusisë
Kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal shtrëngon duart me kryeministrin japonez Fumio Kishida pas konferencës së tyre të përbashk...
Nëna e tij është njoftuar se trupi i tij po mbahet për “analiza kimike”, ka thënë një përfaqësues i ekipit të Navalnyt.
RUSIA- Familjes së Alexei Navalny, kritikut të presidentit rus Vladimir Putin që vdiq në një burg rus, i është thënë se trupi i tij nuk do të lirohet edhe dy javë. Nëna e tij është njoftuar se trupi i tij po mbahet për “analiza kimike”, ka thënë një përfaqësues i ekipit të Navalnyt. Vendndodhja e trupit të Navalnyt nuk është bërë e ditur nga autoritetet ruse, ndërsa përpjekjet për ta gjetur atë janë ndaluar. Yulia Navalnaya, bashkëshortja e liderit të ndjerë opozitar rus, i ka akuzuar autoritetet ruse se po e fshehin trupin e tij, pasi po presin që të zhduken prej trupit të tij gjurmët e agjentit nervor Noviçok. Në një video të postuar të hënën, Navalnaya u zotua se do ta vazhdojë luftën e burrit të saj për një Rusi të lirë.
Ajo e ka akuzuar drejtpërdrejt presidentin rus Vladimir Putin për vrasjen e bashkëshortit të saj.
“Ne e kemi ditur saktë pse Putin e ka vrarë Aleksin tri ditë më parë”, tha ajo.
Autoritetet e burgut në Arktik njoftuan të premten për vdekjen e Navalnyt. Perëndimi e ka akuzuar shtetin rus në krye me Putinin për vrasjen e tij. Navanlny ka qenë i dënuar me më shumë se 19 vjet burgim për akuza që ai dhe mbështetësit e tij i kanë konsideruar të motivuara politikisht. Ai ishte helmuar më 2020 me agjent nervor Noviçok, dhe atëbotë pati fajësuar aparatin shtetëror, në krye me Putinin, për atë vendim. Navalny ishte shëruar në Gjermani pas helmimit, dhe në ditën e kthimit në Rusi, ishte dërguar në burg./ REL
Kryeministri i Ukrainës Denys Shmyhal shtrëngon duart me kryeministrin japonez Fumio Kishida pas konferencës së tyre të përbashk...
volodymyr zelensky KIEV- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar përsëri se ushtria e tij po përballet me kush...
foto e personit te maskuar SPANJË- Kamerat e sigurisë në një kantinë vere në Spanjë kanë filmuar një ngjarje j...
Foto ilustruese UKRAINA- Një video bardh e zi tregoi me gjasë një varkë të shpejtë që lëvizte n&eum...
donald trump SHBA- Politika amerikane tani është e ndarë nga një vijë faji mbi Rusinë që mund të ketë implikim...
julian assange BRITANI- 1776 ditë. Kaq ditë i bëhen Julian Assange në burgun britanik të sigurisë së lartë...
foto ilustruese RUSI- Një pilot rus i cili dezertoi duke shkuar në Ukrainë me helikopterin e tij vitin e kaluar u gjet i vdekur në nj&e...
Këshilli i Sigurimit SHBA- Shtetet e Bashkuara po qarkullojnë një projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të OKB-s&eum...
Elon Musk UKRAINË- Kievi i ka kërkuar SpaceX-it të Elon Musk të bllokojë përdorimin e terminaleve të sistemit ...
Biden SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha të hënën se është i gatshëm të takohet më kreun ...