Bota

Ministri i Jashtëm serb: E papranueshme kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Më tej shtohet se Daçiç e uroi Babiç për marrjen e detyrës dhe shprehu kënaqësinë e tij për mbështetjen që Këshilli i Evropës i jep Serbisë për mbi 20 vjet.

20 Shkurt 2024, 09:07 Nga r.ll
Ministri i Jashtëm serb: E papranueshme kërkesa e Kosovës
ivica dacic

SERBI- Ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiç ka përsëritur se kërkesa e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës është e papranueshme. Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një bisede Janosh Babiç, shefin e ri të zyrës së Këshillit të Evropës në Beograd.

“Ministri Daçiç ka shfrytëzuar rastin që t’ia përsërisë bashkëbiseduesit qëndrimet tona për papranueshmërinë e “të ashtuquajturës” Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës, dhe ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjitha shtetet anëtare “që treguan mirëkuptim” për qëndrimet e Serbisë”, pretendohet në komunikimin e kësaj ministrie.

Më tej shtohet se Daçiç e uroi Babiç për marrjen e detyrës dhe shprehu kënaqësinë e tij për mbështetjen që Këshilli i Evropës i jep Serbisë për mbi 20 vjet. Ai ka theksuar se Serbia është e përkushtuar dhe këmbëngulëse në zbatimin e vlerave të kësaj organizate.


 
 
 
 
 
 

ivica daçiç serbi janosh babiç

Sondazh

Poll