Bota

E pazakontë në Spanjë/ Kamerat regjistrojnë sabotimin e një kantine, një person i maskuar 60 mijë litra verë me vlerë 2 mln euro

Videoja tregon qartë lëvizjet e personit me kapuç, i cili, sipas tyre, duket se kishte njohuritë e specializuara të nevojshme për të sabotuar kantinë Cepa 21 në zonën Castillo de Duero.

20 Shkurt 2024, 08:24 Nga r.ll
E pazakontë në Spanjë/ Kamerat regjistrojnë sabotimin e
foto e personit te maskuar

SPANJË- Kamerat e sigurisë në një kantinë vere në Spanjë kanë filmuar një ngjarje jo të zakontë. Një person i maskuar, i cili sabotoi një punishte vere të famshme në Valladolid të Spanjës, u filmua duke hapur çezmat e cisternave duke sjellë kështu derdhjen e 60 mijë litrave verë me vlerë 2 milionë euro.

Videoja tregon qartë lëvizjet e personit me kapuç, i cili, sipas tyre, duket se kishte njohuritë e specializuara të nevojshme për të sabotuar kantinë Cepa 21 në zonën Castillo de Duero. Depozitat e hapura nga sulmuesi përmbanin verë nga markat Horcajo dhe Malabrigo, shishet e të cilave shiten për 90 dollarë secila.

Nga gjithsej 60,000 litra verë, 20,000 ishin nga Horcajo dhe ishin të vjelave të këtij viti, ndërsa 40,000 të mbetura ishin 1/3 e stoqeve nga varieteti Malabrigo. Sipas pronarit të kantinës, qëllimi i qartë i autorit ka qenë që të dëmtojë biznesin, sepse nga ambientet e të cilit nuk është vjedhur asgjë.

spanje

Sondazh

Poll