Sport

Komentatori italian sulmon Leaon: “Sulmuesi Milanit është reper, nuk motivon njeri…!”

Mauro sulmoi portugezin, për të cilin u shpreh se ai është një reper dhe nuk e motivon skuadrën, ndërsa sipas ish-futbollistit skuadrave të mëdha u duhen lojtarë të fortë.

19 Shkurt 2024, 19:19 Nga DOSJA
Komentatori italian sulmon Leaon: “Sulmuesi Milanit është reper,

ITALI - Massimo Mauro, ish-futbollist dhe tani komentator ka folur për Rafael Leao-n dhe ndikimin e tij te ecuria jo e mirë e Milanit, pas humbjes 4-2 të “kuqezinjve” ndaj Monza-s.

Në prononcimin për mediet italiane, Mauro sulmoi portugezin, për të cilin u shpreh se ai është një reper dhe nuk e motivon skuadrën, ndërsa sipas ish-futbollistit skuadrave të mëdha u duhen lojtarë të fortë.

“Ekipet e mëdha ndërtohen kur lojtari më i fortë është më i fortë në gjithçka. Nëse lideri juaj është reper, ai sorollatet, nuk motivon shokët e tij. Ai bën 3 driblime… dhe më pas? Ai nuk ishe i gatshëm për të fituar ndaj Monza-s, nuk e ndihmoi fare Theo Hernandez-in”-deklaroi Massimo Mauro.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll

Sport 19 Shkurt 2024, 17:31

Al Hilali i Jorge Jesus, mbetet i pandalshëm

ARABIA SAUDITE - Al Hilali nuk ndalet. Duke mposhtur Al Raed (3-1), skuadra e trajnerit portugez Jorge Jesus, arriti fitoren e 22-të radhazi në t...