Aktualitet

Video/ Stuhia ‘tërbon’ detin në Himarë, dallgët ngrihen në ajër e përplasen fuqishëm në breg

13 Nëntor 2019, 11:19 Nga DOSJA
Video/ Stuhia ‘tërbon’ detin në Himarë, dallgët

HIMARË– Videoja që shikoni tregon transformimin e detit në bregdetin e Himarës.

Pas një dite me erë të furishme dhe shira të shumta, shihet se si dallgët ngrihen disa metra dhe përplasen fuqishëm në breg.

Ndërkohë zona rreth e rrotull është përfshirë nga stuhia dhe pemët shihen që lëkunden.

Moti i keq ka sjëllë probleme të shumta në Shqipëri. Erërat e forta kanë sjellë anulimin e lundrimit të anijeve në Vlorë dhe Durrës. Gjithashtu është pezulluar nisja e tragetit nga Durrësi drejt Barit. 

Ndërkohë lumi Ishëm ka dalë nga shtrati për shkak të prurjeve të shumta duke sjellë përmbytje në fshatin Murqanë. Disa banesa janë izoluar pasi janë të rrethuara nga uji, ndërsa rrugët janë përmbytur. 

Gjithashtu mësohet se një pjesë e Llogarasë ka mbetur pa energji elektrike. Pa energji elektrike kanë mbetur edhe disa nga fshatrat e Gjirokastrës dhe Tepelenës por të paktën rrugët në këtë zonë nuk janë bllokuar. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet himarë terbohet deti ne himare himarë terbohet deti ne himare

Sondazh

Poll