Aktualitet

Nxorri shokun në pritë, Gjykata lë në burg Mikel Alinë që dorëzoi tek hasmit Eri Zefin

13 Nëntor 2019, 09:47 Nga DOSJA
Nxorri shokun në pritë, Gjykata lë në burg Mikel Alinë

TIRANË– Mikel (Gjovalin) Alia është lënë në burg nga Gjykata e Lezhës pasi akuzohet se është bashkëpunëtor në vrasjen e mikut të tij të fëmijërisë, Eri Zefit. 

40-vjeçari u vetëdorëzua një ditë më parë në polici ku deklaroi se nuk e ka nxjerrë ai në pritë Zefi, por që personat që u kanë dalë para, i kanë grabitur. 

Alia shtoi gjithashtu se ata kanë dashur të vrasin edhe atë. Pavarësisht dëshmisë, Mikel Alia është lënë në burg nga Gjykata e Lezhës.

Mikel Alia, 40-vjeç, miku i fëmijërisë së 34-vjeçarit që u gjet i vrarë në një kanal në Zall Xhuxhë pranë Rrugës së Kombit.

Sipas dinamikës, Alia është pikërisht ai që ka nxjerrë në pritë Zefin tek hasmit, të cilët më pas e rrahën dhe e ekzekutuan me gjashtë plumba.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet eri zefi gjakmarrje ne mirdite gjovalin alia lihet ne burg mikel alia vrasje per gjakmarrje eri zefi gjakmarrje ne mirdite gjovalin alia lihet ne burg mikel alia vrasje per gjakmarrje

Sondazh

Poll