Aktualitet

“S’di ku kam burrin”, apeli i gruas nga Librazhdi në “kampin e vdekjes”: Na nxirrni këtu po deshët

13 Nëntor 2019, 10:38 Nga DOSJA
“S’di ku kam burrin”, apeli i gruas nga Librazhdi në

SIRI– Rasti i Alvin Berishës vogëlushit, i cili ndodhej në kamp në Siri, bëri që të rikthehej sërish në qendër të vëmendjes situata me të cilën po përballen shqiptarët, të cilët ende ndodhen në ato kampe.

Kështu televizioni A2 është shpërngulur këto ditë atje, ku ka sjellë intervista ekskluzive me shqiptarët që ndodhen në kampin Al – Hol në Siri.

Megjithëse është e vështirë të indetikosh shqiptarët atje, një grua nga Librazhdi tregoi se jetonin në kushte shumë të vështira dhe për këtë i bën apel shtetit shqiptar që ti kthejnë në Shqipëri.

“Unë jam Rruzhdie Balliu nga Librazhdi. I bëjmë thirrje shtetit të na kthejë në vendin tonë. Unë nuk kam kontakt me asnjë nga familjarët. Burrin nuk e di fare se ku është. Ali quhet”, shprehet një tjetër shtetase shqiptare.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kampet e luftes ne siri rruzhdie balliu kampet e luftes ne siri rruzhdie balliu

Sondazh

Poll