Aktualitet

Shqipëria zgjohet me mot të furishëm, bllokohet lundrimi i anijeve, Ishmi del nga shtrati dhe izolon banesat, fshatrat që kanë mbetur pa drita (VD)

  • Lumi Ishëm del nga shtrati, pëmbyten banesa dhe toka bujqësore në fshatin Murqinë, bllokohen rrugët (VD)
  • Ndërkohë lumi Ishëm ka dalë nga shtrati për shkak të prurjeve të shumta duke sjellë përmbytje në fshatin Murqanë. Disa banesa janë izoluar pasi janë të rrethuara nga uji, ndërsa rrugët janë përmbytur. 
    Përditësuar:

    SHQIPËRI– Moti i keq ka sjellë pasoja në të gjithë vendin ditën e sotme. Mësohet se erërat e forta kanë sjellë anulimin e lundrimit të anijeve në Vlorë dhe Durrës.

    Gjithashtu është pezulluar nisja e tragetit nga Durrësi drejt Barit. 

    Ndërkohë lumi Ishëm ka dalë nga shtrati për shkak të prurjeve të shumta duke sjellë përmbytje në fshatin Murqanë. Disa banesa janë izoluar pasi janë të rrethuara nga uji, ndërsa rrugët janë përmbytur. 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Gjithashtu mësohet se një pjesë e Llogarasë ka mbetur pa energji elektrike. Pa energji elektrike kanë mbetur edhe disa nga fshatrat e Gjirokastrës dhe Tepelenës por të paktën rrugët në këtë zonë nuk janë bllokuar. 

    Gjithsesi situata është në monitorim. 

    (f.m/dosja.al)

    • 16:42

      Përmbytjet në Murqinë, banori tregon se i janë kalbur të mbjellat: As qeni nuk pyet për ne, do izolohemi. S’po kërkojmë asfalt por zhavorr

      KRUJË– Një banor i fshatit Murqinë ka treguar pasoja e reshjeve të shumta ditët e fundit në këto zona. Ai trefgon përpara kamerës se edhe rruga u është zhbllokuar totalisht dhe nëse situata vijon kështu do të izolohen të gjashta familjet që banojnë aty.

      Sa herë bie shi vjen uji. Pak interesohet shteti për ne. Kemi misrat të gjitha të prishur, pa zhvesh, pa ashtu. Janë kalbëzuar. S’vjen njeri të na pyesë a keni nevojë për ndonjë gjë. A ju vjen uji çdo gjë apo jo…një rrugë duam këtu vetëm me zhavorr ta bëjë. Qeni nuk pyet për ne.. as qeni nuk pyet….kalamajt mbetën të bllokuar pa shkuar në shkollë. Jemi pesë gjashtë familje këtu dhe për pak do bllokohemi e do izolohemi të gjithë,”- shprehet ai.

      Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke bërë që të bllokohen shumë rrugë në fshatin Murqinë.

    • 12:19

      Video/ Stuhia ‘tërbon’ detin në Himarë, dallgët ngrihen në ajër e përplasen fuqishëm në breg

      HIMARË– Videoja që shikoni tregon transformimin e detit në bregdetin e Himarës.

       

       

      Pas një dite me erë të furishme dhe shira të shumta, shihet se si dallgët ngrihen disa metra dhe përplasen fuqishëm në breg.

      Ndërkohë zona rreth e rrotull është përfshirë nga stuhia dhe pemët shihen që lëkunden.

    • 11:15

      Pemë e shtylla të rrëzuara, situata e motit të keq në Shqipëri mes fotove, shirat e shumtë dhe erërat lënë fshatrat pa drita

      Pemë e shtylla të rrëzuara, zona të përmbytura, kabijnë e shembur dhe mungesë të energjisë elektrike. Kjo është situata e paraqitur në Shqipri pas motit të furishëm me shira të shumtë dhe erëra të forta, pothuajse në të gjithë vendin.

       

       

      OSHEE-ja ka publikuar në faqen zyrtare edhe foto nga disa vende ku po punohet për riparimin e dëmeve.  Në Linbrazhd është bërë problem rrëzimi i pemëve të larta dhe dëmtimi i linjave të tensionit të mesëm .

      Në shkodër, moti i keq ka lënë pa energji elektrike banorët e zonave në Bërdicë të Madhe dhe të Mesme, Belton, Baçdhek, Zogaj, Pazar dhe Maliheb.

      Ndërkohë Vlora vijon të jetë rajoni më i prekuri nga moti i keq, pasi reshjet e forta, shoqëruar me stuhi dhe shkarkesa atmosferike kanë dëmtuar rrjetin elektrik në disa zona, kryesisht përgjatë bregdetit por edhe ne Lumin e Vlorës.

      Në Dhërmi te pedonalja është shembur një kabinë, Qeparoi dhe Kudhës janë pa dritat pas dëmtimit të fiderit 6 pranë Porto Palermos. Në Rradhimë është shkëputur përcjellësi Tm, pjesë e fiderit 2, kurse në Selenicë ka probleme në kabinën “Resulaj”.

    • 9:15

      Moti i keq dhe deti me dallgë, pezullohet nisja e tragetit Durrës-Bari dhe anasjelltas

      DURRËS– Reshjet e shumta të shiut dhe erërat e forta kanë sjellë pezullimin e nisjes së tragetit nga Durrësi për në Bari si dhe përmbytje në zona të ndryshme.Mësohet se asnjë traget nuk është nisur nga Durrësi drejt Barit si dhe ansjelltas.
    • 9:15

      Lumi Ishëm del nga shtrati, pëmbyten banesa dhe toka bujqësore në fshatin Murqinë, bllokohen rrugët

      Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke përmbytur disa hektarë tokë bujqësore. Dosja.al mëson se si pasojë e rritjeve të intensitetit të reshjeve, ky lum ka pasur rritje të prurjeve në ditët e fundit duke sjellë përmbytje në fshatrat e Krujës.


      Gjithashtu bëhet me dije se janë përmbytur edhe disa rrugë në fshatin Murqinë. Ndërsa disa banesa në të njëjtin fshat janë të rrethuara nga uji.

    • 9:15

      Moti i keq bllokon lundrimin e anijeve në Vlorë, Llogaraja mbetet pa drita

      Foto ilustruse

      VLORË– Moti i paqëndrueshëm dhe me shira të shumtë ka sjellë proleme edhe ditën e sotme në qytetin e Vlorës. Mësohet se është pezulluar lundrimi i anijeve dhe gjithashtu ijon të mbetet pezull nisja e tragetit nga Vlora drejt Brindisit.

      Ndërkohë që si pasojë e ererave të forta, një pjesë e Llogarasë ka mbetur edhe pa energji elektrike.

      Gjithashtu një ditë më parë zona e Llogarasë u bllokua për orë me radhë pasi u rrëzuan shumë pemë nga erërat e forta.

    • 9:15

      Moti i keq, fshatrat e Gjirokastrës dhe Tepelenës mbeten pa drita

      Moti i keq ka sjellë pasoja edhe në Gjirokastër e Tepelen dhe në fshatrat përreth tyre. Mësohet se në qarkun e Gjirokastrës situata paraqitet e qetë përveç mungesës së energjisë elektrike në fshatrat e njësive administrative si Ballaban, Deshnicë dhe këlcyrë.

      Shkak për këtë ndërprerje mësohet të jenë bërë erërat e forta dhe togëzmi i linjave. Ndërkohë që në Bashkinë Tepelenë ka mungesë të energjisë elektrike në Njësinë administrative Kurvelesh dhe Lopes.

      Edhe në bashkinë Memaliaj në njësinë administrative Qesarat ka mungesë të ënërgjisë elektrike. Ndërsa në bashkinë Libohovë është me ndërprerje.

      Rrugët janë të kalueshme ndërkohë që për problemin e energjisë elektrike është njoftuar OSHEE-ja dhe pritet që të merren masa.

      Niveli i prurjeve te lumit Vjosa është 3.8 m.

    Shto Koment