Aktualitet

Erë e fuqishme në Lushnje, rrëzohen 2 pisha të mëdha në oborrin e spitalit (FOTO)

13 Nëntor 2019, 10:21 Nga DOSJA
Erë e fuqishme në Lushnje, rrëzohen 2 pisha të mëdha

LUSHNJE– Dy pisha të mëdha janë rrëzuar mbrëmjen e djeshme në oborrin e spitalit të Lushnjes, si pasojë e shirave dhë erës së fortë.Nga rënia e tyre janë dëmtuar 2 makina, të cilat ishin parkuar në oborrin e spitalit. Fatmirësisht nuk ka patur të lënduar në njerëz.

Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse, të cilët bënë të mundur prerjen e pishave dhe pastrimin e ambientit para spitalit.

Ndërkohë Vlora vijon të jetë rajoni më i prekuri nga moti i keq, pasi reshjet e forta, shoqëruar me stuhi dhe shkarkesa atmosferike kanë dëmtuar rrjetin elektrik në disa zona, kryesisht përgjatë bregdetit por edhe ne Lumin e Vlorës.

Në Dhërmi te pedonalja është shembur një kabinë, Qeparoi dhe Kudhës janë pa dritat pas dëmtimit të fiderit 6 pranë Porto Palermos. Në Rradhimë është shkëputur përcjellësi Tm, pjesë e fiderit 2, kurse në Selenicë ka probleme në kabinën “Resulaj”.

(a.m.dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet lushnje moti i keq ne shqoperi lushnje moti i keq ne shqoperi

Sondazh

Poll