Aktualitet

Pemë e shtylla të rrëzuara, situata e motit të keq në Shqipëri mes fotove, shirat e shumtë dhe erërat lënë fshatrat pa

13 Nëntor 2019, 10:14 Nga DOSJA
Pemë e shtylla të rrëzuara, situata e motit të keq në

SHQIPËRI– Pemë e shtylla të rrëzuara, zona të përmbytura, kabijnë e shembur dhe mungesë të energjisë elektrike. Kjo është situata e paraqitur në Shqipri pas motit të furishëm me shira të shumtë dhe erëra të forta, pothuajse në të gjithë vendin.

OSHEE-ja ka publikuar në faqen zyrtare edhe foto nga disa vende ku po punohet për riparimin e dëmeve.  Në Linbrazhd është bërë problem rrëzimi i pemëve të larta dhe dëmtimi i linjave të tensionit të mesëm .

Në shkodër, moti i keq ka lënë pa energji elektrike banorët e zonave në Bërdicë të Madhe dhe të Mesme, Belton, Baçdhek, Zogaj, Pazar dhe Maliheb.

Ndërkohë Vlora vijon të jetë rajoni më i prekuri nga moti i keq, pasi reshjet e forta, shoqëruar me stuhi dhe shkarkesa atmosferike kanë dëmtuar rrjetin elektrik në disa zona, kryesisht përgjatë bregdetit por edhe ne Lumin e Vlorës.

Në Dhërmi te pedonalja është shembur një kabinë, Qeparoi dhe Kudhës janë pa dritat pas dëmtimit të fiderit 6 pranë Porto Palermos. Në Rradhimë është shkëputur përcjellësi Tm, pjesë e fiderit 2, kurse në Selenicë ka probleme në kabinën “Resulaj”.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll