Aktualitet

“Jam zgjedhur nga ndërkombëtarët”, Arta Marku flet hapur: Disa prokurorë refuzuan udhëzimet e mia

13 Nëntor 2019, 09:47 Nga DOSJA
“Jam zgjedhur nga ndërkombëtarët”, Arta Marku flet

TIRANË– Kryeprokurorja Arta Marku ka deklaruar sot se ka punuar në presion poltik dhe mediatik. Ajo shton më tej se nuk ka asnjë vartësi politike, duke theksuar se ka mbështetje vetëm nga ndërkombëtarët.

Kam dëshmuar që nuk kam varësi nga politika, jam anatemuar për të kundërtën, sa herë ka patur një rast të vecantë. Kur cështjet janë trajtuar e janë zgjidhur, e kam vërtetuar të kundërtën. Më i fundit, një vendimmarrje për kreun e Bashkisë Vorë. Nuk është tregues i vogël, apo varësi politike, aq më tepër që isha në periudhë kandidimi, kam bërë detyrën sic unë di ta bëj. Kam patur mbështetjen e atyre që ndajnë me mua të njëjtat vlera. Kam patur mbështetjen e faktorit ndërkombëtar, prej tyre jam zgjedhur, nuk kam patur asnjëherë mbështetje politike. Gjatë kësaj periudhe problemet kanë qenë të shumta, pamundësia e korrigjimit e ndërhyrjes, kur konstatoheshin veprime të gabuara, apo mos bërjen e rekurseve. Kam patur dijeni nga ankesat e qytetarëve, në shumë raste jam ndier keq që s’kam patur mundësi reagimi. Cfarë mund të bësh kur një prokuror nuk do të bëjë rekurs. E vetmja që  mund të bëj, vlerësimi i rastit dhe procedura disiplinore për prokurorin. po edhe kjo ka qenë e pamundur, pasi vetëm tani ka dënim për shkelje disiplinore. E thash që me këto kompetenca e me këto rrethana, asgjë s’mund të kisha bërë ndryshe”, u shpreh Marku.

Në garë për kreun e Prokurorisë së Përgjithshme janë Fatjona Memcaj, Arta Marku dhe Olsian Çela. Dy kandidatët  pritet të merren në pyetje, Fatjona Memcaj në orën 11:00 dhe  Olsian Çela më 12:30. Një ditë më parë në mbledhje  KLP vendosi që brenda 10 ditësh duhet të emerohen 8 prokurorët e SPAK-ut dhe brenda 14 dhjetorit Shqipëria do të ketë Kryeprokurorin e ri.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arta marku gara për kryeprokuor arta marku gara për kryeprokuor

Sondazh

Poll