Sport

Guardiolas 'i vjen keq' për Haaland: "Unë kam luajtur 11 vite dhe kam shënuar vetëm 11 gola!"

Trajneri i Manchester Cityt doli në mbrojtje të norvegjezit, i cili nuk arriti të shënonte veçanërisht në barazimin (1-1) ndaj Chelsea.

18 Shkurt 2024, 09:30 Nga DOSJA

Guardiolas 'i vjen keq' për Haaland: "Unë kam luajtur

ANGLI - Manchester City ka barazuar 1-1 ndaj Chelseat këtë të shtunë, në xhiron e 25-të të Premier League. 

Goli i barazimit të “Qytetarëve” u shënua në minutën e 83-të me anë të Rodrit, por mund të kishte ardhur edhe më shpejt, nëse nuk do të ishte shfaqja veçanërisht e pakujdesshme e golashënuesit Erling Haaland.

Pavarësisht mundësive të shumta që pati, norvegjezi nuk arriti të shfrytëzonte rastet e krijuara. Megjithatë, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, doli në mbrojtje të lojtarit të tij në një deklaratë për “Sky Sports”.

“Unë kam luajtur 11 vjet dhe shënova 11 gola, nuk jam askush që t'i jap këshilla për golin Erling (Haaland). Në ndeshjen e radhës do të shënojë”,- tha trajneri i “Qytetarëve”.

“Ishte një lojë e mirë. Në pjesën e parë nuk ishim shumë mirë dhe kjo është ajo që duhet të përmirësojmë, por në pjesën e dytë patëm disa mundësi dhe ishim më të mirët”, përfundoi Guardiola.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll