Aktualitet

Plagosja në Tiranë/ Si agravoi sherri për prona mes dy fqinjëve, merren në pyetje familjarët

Ndërkohë detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e cila mësohet se është regjistuar pas një konflikt të çastit mes dy fqinjëve.

17 Shkurt 2024, 20:30 Nga N.F
Plagosja në Tiranë/ Si agravoi sherri për prona mes dy
Pamje nga vendi i ngjajres

TIRANË- Pasditen e sotme është regjistruar një plagosje në "Rrugën e Elbasanit" në kryeqytet ku mbeti i plagosur Xhevahir Kolaveri. Ndërkohë detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e cila mësohet se është regjistuar pas një konflikt të çastit mes dy fqinjëve. Shkak i konfliktit mësohet se ka qenë për motive pronësie e cila më pas përfundoi me përdorimin e armës së zjarrit.

Pas ngjarjes është shpallur në kërkim autori, Amarildo Kamberi ndërsa i plagosur ka marrë plagë në kokë dhë këmbë ku ka marrë ndihmë mjëkësore. Punonjësit e policisë së komisariatit Nr.1 bashkë më forcat Shqiponja kanë rrethuar zonën dhe janë vënë në ndjekje të autorit për kapjen e tij. 

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë ne zonë dhe janë marrë në pyetje familjarët e dy fqinjëve, të cilët kanë mohuar se Kolaveri dhe Kamberi kanë patur konflikt të mëparshëm.

plagos tirane amarildo kamberi xhevahir kolaveri

Sondazh

Poll