Aktualitet

VIDEO+EMRI/ Kreu i një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës, arrestohet shqiptari në Bolivi

Mësohet se mes të arrestuarve është edhe shqiptari Loren Hyseni, i cili dyshohet se ishte kreu i një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës nga Bolivia në Evropë dhe Azi.

16 Shkurt 2024, 20:50 Nga M.B
VIDEO+EMRI/  Kreu i një organizate ndërkombëtare të trafikut
Loren Hyseni

BOLIVIA- Autoritet në Bolivi kanë kryer një operacion të gjerë kundër një grupit të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës. Mësohet se mes të arrestuarve është edhe shqiptari Loren Hyseni, i cili dyshohet se ishte kreu i një organizate ndërkombëtare të trafikut të drogës nga Bolivia në Evropë dhe Azi. Ministri bolivian i Brendshëm, i cili dha detajet e operacionit tha se shqiptari kishte hyrë ilegalisht në vend, ndërsa do të bashkëpunohet me Europol dhe Interpol për të zbardhur rrjetin e trafikut.

Operacioni u zhvillua dje ndërsa si synim kishte arrestimin e autorit të vrasjes së dy personave në San Ignacio de Velasco gjatë ditëve të karnavaleve.

loren hyseni bolivia

Sondazh

Poll