Aktualitet

Drejtonte mjetin në gjendje të dehur/ Arrestohet 41-vjeçari që shaktoi aksident ditën e djeshme në Pogradec

Si pasojë e aksidentit të djeshëm ku i arrestuari humbi kontrollin e mjetit, u dëmtuan 2 pasagjërët një 17-vjeçar një 35-vjeçar dhe vetë drejtuesi i arrestuar.

16 Shkurt 2024, 12:59 Nga S.N
Drejtonte mjetin në gjendje të dehur/ Arrestohet 41-vjeçari
Foto Ilustrim

POGRADEC- Një 41-vjeçar i cili shkaktoi aksident ditën e djeshme në afërsi të fshatit Bratomirë në Pogradec është arrestuar. Nga verifikimet e kryera dretuesi i mjetit, 41-vjeçari me inicialet M.SH po drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Ai ishte banues në fshatin Alarup të Pogradecit.

Si pasojë e aksidentit të djeshëm ku i arrestuari humbi kontrollin e mjetit, u dëmtuan 2 pasagjërët një 17-vjeçar një 35-vjeçar dhe vetë drejtuesi i arrestuar.

Njoftimi i Plotë i Policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme për një aksident rrugor ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë, arrestuan në flagrancë shtetasin M. Sh., 41 vjeç, banues në fshatin Alarup, Pogradec, pasi në afërsi të fshatit Bratomirë, Pogradec, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë janë dëmtuar vetë drejtuesi dhe dy pasagjerët në automjet, shtetasit S. M., 35 vjeç dhe një 17-vjeçar, banues në fshatin Alarup, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Nga verifikimet e kryera, rezultoi se 41-vjeçari e drejtonte automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet proçedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

aksident pogradec

Sondazh

Poll