Aktualitet

Plagosi aksidentalisht me armë zjarri kolegun, pezullohet nga detyra efektivi në Tiranë (EMRAT)

Mësohet se efektivi Konstandin Çipa gjatë përgatitjes për stërvitje, dyshohet se nga pakujdesia i ka shkrepur arma e shërbimit dhe për pasojë është plagosur në këmbë kolegu i tij Xhojsin Lamaj. 

16 Shkurt 2024, 10:06 Nga r.ll
Plagosi aksidentalisht me armë zjarri kolegun, pezullohet nga detyra
foto ilustruese

TIRANË- Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur ditën e djeshme në ambientet e Njësisë së Sigurisë Publike në Tiranë. 

Mësohet se efektivi Konstandin Çipa gjatë përgatitjes për stërvitje, dyshohet se nga pakujdesia i ka shkrepur arma e shërbimit dhe për pasojë është plagosur në këmbë kolegu i tij Xhojsin Lamaj. 

I plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Çipa është pezulluar nga detyra. Gjithashtu Prokuroria, Policia Gjyqësore dhe AMP kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë, për efektivin e pezulluar. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 15.02.2024, rreth orës 12:40, në ambientet e Njësisë së Sigurisë Publike Tiranë, punonjësi i Policisë Inspektor K. Ç., gjatë përgatitjes për stërvitje, dyshohet se nga pakujdesia i ka shkrepur arma e shërbimit dhe për pasojë është plagosur në këmbë, punonjësi i Policisë Inspektor Xh. L., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa punonjësi i Policisë K. Ç. është pezulluar nga detyra.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe veprimet procedurale për këtë rast po kryhen nga AMP.

Drejtoria e Standardeve Profesionale ka filluar një hetim të thelluar administrativ për mosrespektimin e procedurave standarde për mbajtjen dhe administrimin e armëve të brezit, nga punonjësit e Policisë.

Në përfundim të këtyre veprimeve, Prokuroria, Policia Gjyqësore dhe AMP kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë, për punonjësin e Policisë K. Ç., për plagosje nga pakujdesia.

konstandin çipa xhojsin lamaj tirane

Sondazh

Poll