Aktualitet

Arrestohet në Shijak 25-vjeçari i shpallur në kërkim, i dënuar me 2.2 vjet burgim për vepra të ndryshme penale

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka dënuar Blejdi Axha, me 2 vjet dhe 2 muaj burgim, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

16 Shkurt 2024, 11:23 Nga E.d
Arrestohet në Shijak 25-vjeçari i shpallur në kërkim, i
Policia

SHIJAK- Arrestohet 25-vjeçari në Shijak i cili ishte shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka dënuar Blejdi Axha, me 2 vjet dhe 2 muaj burgim, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Njoftimi i Policisë:

Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. I dënuar me mbi 2 vjet burgim, për drejtim të automjetit, në efektin e drogës, për posedim të armës së ftohtë dhe për thyerje të masës së sigurisë, lokalizohet, kapet dhe ndalohet 25-vjeçari.

Në zbatim të planit të masave, të hartuar në kuadër të megaoperacionit mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të dënuar me burgim, për disa vepra penale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak kapën dhe vunë në pranga shtetasin Blejdi Axha, 25 vjeç.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës e ka dënuar shtetasin Blejdi Axha, me 2 vjet dhe 2 muaj burgim, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Në janar të vitit 2022, nga verifikimet e kryera rezultoi se ky shtetas drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, atij iu gjet 1 përforcues grushti.
Shtetasi Blejdi Axha iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për veprime të mëtejshme procedurale.

sundimi i ligjit blejdi axha

Sondazh

Poll