Aktualitet

Arrestohet një 62-vjeçar në Tiranë, mbante armë zjarri dhe municione në banesën e tij

Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Handle”.

16 Shkurt 2024, 10:37 Nga S.N
Arrestohet një 62-vjeçar në Tiranë, mbante armë
arma

TIRANË- Një 62-vjeçar në fshatin Mëzez është arrestuar, pasi mbante armë zjarri pistoletë, municione luftarak dhe jelek aniplumb, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan nga kontrolli i policisë në banesën e tij.

Arrestimi i tij u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Handle”.

Njoftimi i Plotë i Policisë:

Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", u finalizua operacioni policor i koduar "Handle".

Operacioni u zhvillua nga Komisariati i Policisë Nr. 6. Mbante në banesë, armë zjarri pistoletë, krehër, municion luftarak dhe jelek antiplumb, arrestohet në flagrancë 62-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar "Sundimi i ligjit", kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Handle".

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. Ç., 62 vjeç, banues në Mëzez, Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesën e 62-vjeçarit, në fshatin Mëzez, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë, krehër, municion luftarak dhe një jelek antiplumb.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

policia arme zjarri

Sondazh

Poll