Aktualitet

Dhunoi një person gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 33-vjeçari në Durrës

33-vjeçari Demir Deda gjatë një konflikti për motive të dobëta ka dhunuar një 53-vjeçar me iniciale A.M, banues në Durrës. 

16 Shkurt 2024, 11:43 Nga E.d
Dhunoi një person gjatë një konflikti për motive të
Policia

DURRËS- Arrestohet pasditen e djeshme një person në Durrës. 33-vjeçari Demir Deda gjatë një konflikti për motive të dobëta ka dhunuar një 53-vjeçar me iniciale A.M, banues në Durrës. 

Njoftimi i Policisë:

Dhunoi një shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë 33-vjeçari. Pasditen e djeshme, pas njoftimit për konflikt ndërmjet 2 shtetasve, në lagjen nr. 8, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, për të sqaruar rrethanat e rastit dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, përgjegjësin/it.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi D. D., 33 vjeç, banues në Durrës, sepse dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dhunuar shtetasin A. M., 53 vjeç, banues në Durrës, i cili është në kujdesin e mjekëve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

 

durrës

Sondazh

Poll