Aktualitet

Dhunë dhe kanosje, arrestohet 1 person dhe procedohen 4 të tjerë në gjëndje të lirë në Qarkun e Elbasanit

Një 70-vjeçar me inicialet F.M banues në Gramsh, është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

16 Shkurt 2024, 11:23 Nga S.N
Dhunë dhe kanosje, arrestohet 1 person dhe procedohen 4 të tjerë
Foto Ilustrim

ELBASAN- Një person është vënë në pranga dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht për vepra të ndryshme penale. Një 70-vjeçar me inicialet F.M banues në Gramsh, është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Policia e Elbasanit ka referuar materialet për nisjen e procedimit për një 18-vjeçar me inicialet D.G, pasi dyshohet se ka dhunuar një bashkëmoshatar për motive të dobta.

Për tre persona ka nisur procedimi në gjendje të lirë pasi kanosnin njëri tjetrin për motive të dobta. Bëhet fjalë për një 33-vjeçar me inicialet E.H një 62-vjeçar me inicialet K.H dhe një 57-vjeçare me inicialet S.H, të tre banues në Librazhd.

Njoftimi i Plotë i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin F. M., 70 vjeç, banues në Gramsh, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. G., 18 vjeç, pasi dyshohet se më datë 14.02.2024, ka goditur me grushte, një bashkëmoshatar, për motive të dobëta;

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Librazhd referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. H., 33 vjeç, K. H., 62 vjeç dhe S. H., 57 vjeçe, të tre banues në Librazhd, pasi kanë kanosur njëri-tjerin, me fjalë, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

-Mesditën e djeshme, në Spitalin Rajonal Elbasan, është paraqitur për të marrë asistencë mjekësore, një 10-vjeçar, i cili nga veprimet hetimore rezultoi se ishte rrëzuar aksidentalisht në palestrën e shkollës, gjatë orës mësimore të edukimit fizik. Pas marrjes së mjekimit, 10-vjeçari u largua në banesë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësim.

policia elbasan

Sondazh

Poll