Aktualitet

Pakot mbanin logon e flamurit shqiptar, kapet kokainë me vlerë mbi 7 milionë dollarë në Ekuador

Pas operacionit u vu në pranga 37-vjeçari Jonathan.M i cili po trasportonte drogën me një kamion.

16 Shkurt 2024, 09:39 Nga S.N
Pakot mbanin logon e flamurit shqiptar, kapet kokainë me vlerë mbi 7
Droga e sekuestruar

EKUADOR- 122 pako kokainë janë sekuestruar nga një operacion policor në El Guabo në Ekuador. Disa prej pakove në brendësi të të cilave ishte kokaina kishin logon e flamurit shqiptar. Pas operacionit u vu në pranga 37-vjeçari Jonathan.M i cili po trasportonte drogën me një kamion.

Policia vuri re lëvizje të dyshimta të dy drejtuesve të kamionave dhe i urdhëroi të ndalonin, por ata rritën shpejtësinë dhe po mundoheshin t'u shmangenin atyre, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërsa ata po përpiqeshin të largoheshin, një prej kamionave u përplas me një fabrikë bananesh. Shefi i policisë tha se droga do të dërgohej drejt Europës dhe vlera e saj në treg arrinte vlerën e mbi 7 milionë dollarëve.

ekuador mafia shqiptare

Sondazh

Poll