Bota

Vdekja e Navalny, Komiteti Hetimor: Po kryejmë të gjitha masat hetimore për zbardhjen e ngjarjes

Ndërkohë që qeveritë ndërkombëtare dhe OJQ-të thonë se komiteti hetues rus merr urdhrat e tij nga Kremlini. 

16 Shkurt 2024, 12:57 Nga I.A
Vdekja e Navalny, Komiteti Hetimor: Po kryejmë të gjitha masat
Alexei Navalny

RUSI- Komiteti hetimor i Rusisë ka thënë se ka hapur një çështje për vdekjen e Alexei Navalny në një burg rus. Një deklaratë nga shërbimi i burgjeve të Rusisë tha se kritiku i Putinit vdiq pasi u sëmur në një shëtitje. Ndërkohë që qeveritë ndërkombëtare dhe OJQ-të thonë se komiteti hetues rus merr urdhrat e tij nga Kremlini. 

"Departamenti Hetimor i Komitetit Hetues të Rusisë... ka organizuar një kontroll procedural për vdekjen e AA Navalny në koloninë korrektuese nr. 3. Në procedurën e përcaktuar me ligj, kryhen një sërë masash hetimore dhe operative për zbardhjen e të gjitha rrethanave të ngjarjes," thuhet në një deklaratë.

alexei navalny vdes alexei navalny

Sondazh

Poll