Aktualitet

ILD kërkesë KLGJ për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Vlorës, Hektor Sinanaj

Kreu i ILD-së, Artur Metani në raportin e dorëzuar qeverisë së gjyqësorit kërkon shkarkimin e Sinanajt për konflikt interesi.

16 Shkurt 2024, 09:06 Nga N.F
ILD kërkesë KLGJ për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit
Hektor Sinanaj

TIRANË- Inspektori i Larte i Drejtësisë për mes një raporti ka kërkuar nga Këshilli i Lartë Gjyqësor shkarkimin nga detyra te gjyqtarit të Vlorës, Hektor Sinanaj. Kreu i ILD-së, Artur Metani në raportin e dorëzuar qeverisë së gjyqësorit kërkon shkarkimin e Sinanajt për konflikt interesi. Lajmin e konfirmuar gazetarja Klodiana Lala.


“Nga hetimi disiplinor rezulton se nga ana e magjistratit, janë ndërmarrë veprime që përbëjnë një mospërmbushje të rregullt të detyrës, në shkelje të rregullave të papajtueshëmërisë, në kushtet e konfliktit të interesit si dhe në përdorimin e statusit të magjistratit me qëllim krijimin e përfitimeve për të tjerët si dhe në shkelje të parimit të garantimit të besimit të publikut tek drejtësia” thuhet ne raportin e Metanit.

Nga hetimi rezulton se Sinanaj ka në pronësi një godinë përpara gjykatës, ambientet e së cilës ua kishte dhënë me qira disa avokatëve me të cilët ka zhvilluar procese gjyqësore, në disa raste edhe i ka caktuar kryesisht. Hektor Sinanaj paraqiti me datë 5 janar 2024 kërkesë për dorëheqje pak përpara se të përballej me vettingun. Më vonë ai dërgoi një tjetër shkresë institucioneve ku në permbajtje shprehej se kërkon revokimin e kërkesës për dorëheqje me qëllim të verifikimit të plotë të figurës nga ana e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

hektor sinanaj ild klgj artur metani

Sondazh

Poll