Aktualitet

E rëndë në Greqi/ 39-vjeçari shqiptar vret gruan, dyshohet se ishte i dehur kur qëlloi me armë (EMRAT)

Sipas informacioneve të para vrasja ka ndodhur në zonën e Kaminias në Heraklion të Kretës.

16 Shkurt 2024, 07:41 Nga N.F
E rëndë në Greqi/ 39-vjeçari shqiptar vret gruan, dyshohet
Foto ilustruese

GREQI- Një 39-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritet greke pasi ka vrarë ditën e sotme gruan e tij, Jana Bajan. Sipas informacioneve të para vrasja ka ndodhur në zonën e Kaminias në Heraklion të Kretës.

39-vjeçari Gentian Mino dyshohet se ka qenë i dehur kur ka qëlluar dhe vrarë partneren e tij rumune. Sipas mediave greke ai rezulton i njohur për autoritetet pasi merrej me drogë. Pas aktit të tij ka qenë ai që ka telefonuar policinë ku më pas është bërë ëdhe arrestimin dhe ka pranuar krimin.

greqi vrasje droge shqiptar

Sondazh

Poll