Aktualitet

Ramën e refuzoi për të marrë pjesë në Samit, Majko e vlerëson alpinistin me titullin “Ambasador i Kombit”

6 Mars 2019, 06:54 Nga DOSJA
Ramën e refuzoi për të marrë pjesë në Samit, Majko

Tiranë-Alpinisti shqiptar Flori Açkaj i cili refuzoi ftesën e Ramës për të marrë pjesë në Samitin II të Diasporës tashmë është dekoruar nga ministri për Diasporën Pandeli Majko.  Në rrjetet sociale Açkaj shprehet se falenderon shtetin për vlerësimin dhe titullin që i është bërë dhe ndihet krenar.

Unë, si pjesëtar i diasporës, nuk kam nevojë për tituj por kam nevojë të di që shteti amë funksionion mirë e të di që shqipëtarët, familjarët e miqtë e mi hanë ushqime të kontrolluara, kane sistem shëndetësor të mirë, nipër e mbesa të mund të shkollohen si njerëz e të rriten të shëndetshëm, taksat mirë amvisohen, korrupsioni dënohet

Por çfarë tha kur refuzoi ftesën për në Samit? 

Fillimisht për refuzimin e ftesës në Samitin e Diasporës  Flori Açkaj u shpreh ndër të tjera  se nuk pranonte të bëhej pjesë e fasadës së qeverisë.

Nuk pranoj te behem pjese e fasades se qeverise, qe deshiron ta shese kete takim si nje perjekje e saj ne bashkimin e shqiptareve si dhe ta perdore kete takim per te gjeneruar fonde pa fund, ne pergatitjen e samitit, ku dihet qe perfituesit do jene disa njerez te afert te qeverise me reklamat, biletat e transportin ne pergjithesi, printimet, kateringun etj, si dhe entiteti privat qe perfitoi te dhenat e te gjitheve pjesemarresve te samitit te pare dhe i perdori ato per interes personal, nderkohe qe samiti ishte i thirrur nga qeveria dhe pjesemarresit moren pjese me kostot e tyre.

Pasi lajmi u përhap me shpjetësi të madhe ai reagoi sërish dhe tha ndër të tjera se ishte njeri i thjeshtë dhe  nuk priste kaq shumë vëmendje.

Në fakt ishte një deklaratë mëse normale e një njeriu të thjeshtë dhe nuk prisja kaq vëmendje, jo vetem nga ju, por edhe nga portale të ndryshme e miq që e shpërndanë shkrimin tim. Ju falenderoj edhe njehëre por më duhet t’ju korrigjoj…Male kam ngjitur boll dhe kam qenë pjese e ekipit që u stërvit për në Everest, por nuk shkova dot atëherë, gjithsesi në listë e kam

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alpinisti flori açkaj çmimi ambasadori i dipasporës edi rama pandeli majko samiti ii i dipasorës alpinisti flori açkaj çmimi ambasadori i dipasporës edi rama pandeli majko samiti ii i dipasorës

Sondazh

Poll