Politike

U kërkua interpelancë urgjente nga PD/ Rama ia kalon ‘detyrën’ Spiropalit, Agalliu: Nuk mund të fshihet pas Blinken

PD kërkoi praninë e Ramës, duke thënë se ai nuk mund të fshihet pas Blinken dhe Spiropalit. Pasi u kalua në votim, Basha me grupin e tij të deputetëve u larguan nga salla.

15 Shkurt 2024, 10:10 Nga r.ll
U kërkua interpelancë urgjente nga PD/ Rama ia kalon
kuvendi

TIRANË- Partia Demokratike e vulës ka kërkuar që të zhvillojë në seancën e sotme interpelancë urgjente me Ramën për deklaratat e ish-zëvendëskryeministrit, Arben Ahmetaj për aferën e inceneratorëve. 

Në nisje të seancës, kryetarja e Kuvendit njoftoi se këtë detyrë kryeministri ia ka deleguar ministres Elisa Spiropali. Nikolla tha se Rama nuk mund të jetë prezent pasi momentalisht ndodhet në Bruksel dhe gjithashtu përmendi si arsye edhe vizitë sekretarit amerikan, Antony Blinken në Tiranë. 

PD kërkoi praninë e Ramës, duke thënë se ai nuk mund të fshihet pas Blinken dhe Spiropalit. Pasi u kalua në votim, Basha me grupin e tij të deputetëve u larguan nga salla.

Arbi Agalliu: Është kërkuar Rama për të qenë prezent. Nëse ju e zgjasni kërkesën tonë që ka më shumë se dy javë që kërkohet. Duhet të jetë Rama. Nuk mund të fshihet as pas Elisës, as pas vizitës së Blinken.

Lindita Nikolla: Kërkesa e parë nuk plotësonte rregulloren, pasi erdhi konform rregullores është futur në seancë. Rama ka angazhime më të mëdha sot, ndaj ja ka deleguar Spiropalit. Nuk është sipas dëshirës suaj, është me rregull.

Nikolla pas mbylljes së senacës: Më vjen keq që nuk e zhvilluat interpelancën për Ahmetajn. Ju njoftoj se Kryeministri ndodhet në Bruksel dhe vjen në mesditë për takimet me Blinken. 

 

seance plenare 15 shkurt 2024

Sondazh

Poll