Vizita e Blinken sot në Tiranë, ja rrugët ku do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi
Anthony Blinken TIRANA- Tirana do jetë nën masa të rrepta për të garantuar sigurinë e numrit 2 të administratë...
Diplomati amerikan pritet të mbërrijë në orën 11:00 dhe do të qëndrojë deri në 20:00.
TIRANA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të zhvillojë sot një vizitë në Tiranë. Diplomati amerikan pritet të mbërrijë në orën 11:00 dhe do të qëndrojë deri në 20:00. Ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama, presidentin Bajram Begaj si dhe do të mbajë një takim me të rinjtë te Piramida.
Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytet, Blinken do të nënshkruajë edhe disa marrëveshje, konkretisht për memorandumin mes Shqipërisë dhe SHBA, dhe një marrëveshje e fushën së Edukimin, lidhur me programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”.
Marrëveshjet:
Vendim për miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit Shqipëri – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit Shqipëri-Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër manipulimit të informacionit të shtetit të huaj, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
Një tjetër marrëveshje që pritet të miratohet nesër në prani të Blinken është:
V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MEMORANDUMIT TË MIRËKUPTIMIT, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË (KËSHILLI I MINISTRAVE) DHE QEVERISË SË SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS, PËR PROGRAMIN E SHKËMBIMIT AKADEMIK “FULBRIGHT”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Miratimin, në parim, të memorandumit të mirëkuptimit, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave) dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA
Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
BELINDA BALLUKU
Anthony Blinken TIRANA- Tirana do jetë nën masa të rrepta për të garantuar sigurinë e numrit 2 të administratë...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, është shprehur se është në...
gazment bardhi TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi mbrëmjen e sotme ka folur për situa...
Albin Kurti dhe Edi Rama TIRANA- Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria nuk është thjesht një entitet gjeografik apo nj&eu...
Edi Rama dhe Albin Kurti TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka folur për paralajmërimet e SHBA-së në lidhje me vendimin e Kosovës p&eum...
Edi Rama dhe Anthony Blinken TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka thënë se vizita e Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinkenit ka t&...
Ulsi Manja HAGË- Shqipëria ka nënshkruar dhe është bërë pjesë e Konventës Lubjanë-Hagë. Sipas m...
edward joseph SHBA- Studiuesi amerikan Edward Joseph, njohës i çështjeve politike në Ballkanin Perëndimor ka komentuar...
Tirana TIRANA- Në Tiranë, studiues të njohur dhe diplomatë shqiptarë pohuan se gjatë vizitës në Shqipëri, Sekr...
Edi Rama dhe Jamarbër Malltezi TIRANA- Në tubimin e radhës së mbajtur nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha,...