Politike

Nis seanca plenare, deputetët e opozitës ndezin zhurmuese, bllokojnë foltoren

Protesta e tyre në Kuvend vijon në kuadër të aksionit opozitar.

15 Shkurt 2024, 10:04 Nga r.ll
Nis seanca plenare, deputetët e opozitës ndezin zhurmuese,
kuvendi

TIRANË- Ka nisur seanca e sotme plenare në Kuvend. Me nisjen e seancës deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren, me pankarta në duar që lexojnë “Vrasësi demokracisë”; “Vrasës i pluralizmit”. Gjithashtu kanë ndezuar zhurmuese. 

Protesta e tyre në Kuvend vijon në kuadër të aksionit opozitar. Kujtojmëse 7 deputetë demokratë janë sot të përjashtuar për shkak të tensioneve në seancën e fundit. 

Të përjashtuar janë Flamur Noka, Gazment Bardhi, Ervin Salianji, Bledion Nallbati, Asllan Dogjani, Petrit Doda dhe Edi Paloka.

seance plenare 15 shkurt 2024

Sondazh

Poll