Politike

Sot Blinken në Tiranë, Rama mesazh mirëseardhjeje zyrtarit amerikan

Kryeministri Edi Rama i ka uruar mirëseardhjen Sekretarit Amerikan, Antony Blinken.

15 Shkurt 2024, 08:05 Nga M.B
Sot Blinken në Tiranë, Rama mesazh mirëseardhjeje zyrtarit
Antony Blinken

TIRANA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken do të zhvillojë sot një vizitë në Tiranë. Kryeministri Edi Rama i ka uruar mirëseardhjen Sekretarit Amerikan, Antony Blinken.

“MIRËMËNGJES”, shkruan Rama, ndërsa ka postuar dhe një foto të Blinken në të cilën shkruhet ‘Mirësevini zoti Blinken’. Fotoja në fjalë është vendosur si banderolë edhe në korpusin e Universitetit të për t’i uruar mirëseardhjen Sekretarit Amerikan.

Gjatë qëndrimit të tij në kryeqytet, Blinken do të nënshkruajë edhe disa marrëveshje, konkretisht për memorandumin mes Shqipërisë dhe SHBA, dhe një marrëveshje e fushën së Edukimin, lidhur me programin e shkëmbimit akademik “Fulbright”.

 

edi rama antony blinken

Sondazh

Poll