Politike

Axhenda/ Blinken për herë të parë në Shqipëri, takim me Presidentin Begaj, Kryeministrin Rama dhe të rinjtë

Gjatë vizitës Blinken do të ketë një takim me Presidentin e vendin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama, me të cilin pritet të mbajnë edh një konferencë të përbashkët për shtyp.

15 Shkurt 2024, 08:26 Nga M.B
Axhenda/ Blinken për herë të parë në Shqipëri,
Edi Rama dhe Antony Blinken

TIRANA- Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken viziton sot Shqipërinë. Gjatë vizitës Blinken do të ketë një takim me Presidentin e vendin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama, me të cilin pritet të mbajnë edh një konferencë të përbashkët për shtyp. Sipas Departamentit Aamerikan të Shtetit, vizita do të përqendrohet tek e ardhmja e Shqipërisë dhe e Ballkanit Perëndimor.

Ish-ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë, Yuri Kim, e cila mban tashmë detyrën e zv.ndihmës sekretares së Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, e cilësoi vizitën një celebrim të partneritetit.

Axhenda:

SEKRETARI ANTONY J. BLINKEN
Sekretari Blinken është në udhëtim në Shqipëri dhe Gjermani nga 14-17 shkurt 2024.

Ora 13:35 Sekretari Blinken zhvillon një takim dhe përshëndet me punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe anëtarët e familjes në Tiranë, Shqipëri.

Ora 14:15 Sekretari Blinken takohet me aplikantët afganë për vizë emigruese speciale në Tiranë, Shqipëri.

Ora 15:05 Sekretari Blinken takohet me Presidentin shqiptar Bajram Begaj në Tiranë, Shqipëri.

Ora 3:35 Sekretari Blinken mban fjalim në një aktivitet të të rinjve dhe të diplomuarve me temë “ Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri” në Tiranë, Shqipëri.

Ora 16:15 Sekretari Blinken takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë, Shqipëri.

Ora 17:55 pasdite Sekretari Blinken merr pjesë në një ceremoni nënshkrimi për një Memorandum Mirëkuptimi mbi Shkëmbimin Akademik Fulbright dhe një Memorandum Mirëkuptimi Kundër Manipulimit Informativ të Shtetit të Huaj në Tiranë, Shqipëri.

Kjo ngjarje do të transmetohet drejtpërdrejt në faqen kryesore të Departamentit dhe Kanali YouTube.

Ora 18:10 Sekretari Blinken dhe kryeministri shqiptar Edi Rama mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp në Tiranë, Shqipëri.

antony blinken tirana

Sondazh

Poll