Politike

Interpelanca e PD me Ramën, ligji për bastet dhe 2 projektvendime, çfarë pritet të ndodh sot në Kuvend

Në rendin e ditës janë disa pika, mes tyre një interpelancë urgjente me kryeministrin Rama e kërkuar nga Partia Demokratike dhe projektligji për lojërat e fatit.

15 Shkurt 2024, 08:37 Nga M.B
Interpelanca e PD me Ramën, ligji për bastet dhe 2 projektvendime,
Kuvendi

 

TIRANA- Sot mbahet seanca e radhës plenare në Kuvend. Në rendin e ditës janë disa pika, mes tyre një interpelancë urgjente me kryeministrin Rama e kërkuar nga Partia Demokratike dhe projektligji për lojërat e fatit. Po ashtu në rend janë dhe miratimet e dy projektvendimeve.

Prej disa muajsh seancat parlamentare në Kuvend nuk zhvillohen të qeta pas aksionit që ka ndërmarrë opozita me deputetët e saj.

Rendi i ditës:

Interpelancë urgjente me Kryeministrin, zotin Edi Rama, kërkuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike. Projektligj “Për një shtesë në ligjin nr. 7651, datë 21.12.1992, “Për festat zyrtare e ditët përkujtimore”, të ndryshuar.

Projektligj “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2015 “Për lojërat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Projektvendim “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 127/2018 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Institutit të Statistikave, INSTAT”.

Projektvendim “Për miratimin e strukturës organizative, organikës dhe klasifikimit të pagave të punonjësve me kohë jo të plotë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”.

Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.

kuvendi opozita

Sondazh

Poll