Politike

Rama: BE e di rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor, e trishtë që duhej Putini për ta kujtuar

Rama tha se nuk duhet të presim një tjetër agresion apo luftë për ta rikujtuar këtë gjë. 

15 Shkurt 2024, 09:43 Nga r.ll
Rama: BE e di rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor, e
edi rama

BRUKSELI- Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së mbajtur në Bruksel tha se Bashkimi Evropian është i vetëdijshem për rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor për unionin. 

Gjithashtu u shpreh se është e trishtë që duhej Vladimir Putin që ta kujtonte këtë gjë. Rama tha se nuk duhet të presim një tjetër agresion apo luftë për ta rikujtuar këtë gjë. 

"Besoj fort se ajo çka po ndodh sot këtu, duhet të ndodhë në parlamentin e BE, në Këshillin Evropian. Kjo është e vetmja rrugë për të qetësuar të gjithë shpritat dhe për të injektuar energji mjaft konkrtete, mjaft të prekshme, të dobishme në të gjutha vendet kandidate dhe qytetarët e tyre, lidhur me të ardhmen konkrete e të qënit pjesë e BE. Do të rrezikojmë të hyjmë në një rrugë që nuk mbaron kurrë. Mendoj që ndërkohe plani i rritjes, është po ashtu një tjetër shembull i rëndësishëm, një shkallë ndërgjegjësimi, i të parit ndyshe të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por dhe të ardhmes së BE. Dëshiroj ta përmbyll duke thënë se se fundimi, Bashkimi Evropian është shumë më i vetëdijshëm në vepra, jo vetëm me fjalë për rëndësinë strategjike që ka Ballkani Perëndimor për Bashkimin Evropian. Është e trishtë që duhej Vladimir Putin që të ndodhte kjo gjë. Duhet ta ruajmë këtë ritëm duke ecur përpara, me hapa të guximshëm, mos të presim për një agression tjetër, katastrofë tjetër, që të na kujtojë, të kujtojë njerëzit në Bruksel, se sa i rëndësishëm është Ballkani Perëndimor për Bashkimin Evropian. Themi gjithnjë që Bshkimi Evropian është shumë i rëndësishëm për ne, por Bashkimi Evropian duhet ta kuptojë, që ky ndërgjegjësim të bëhet edhe praktik.", u shpreh Rama. 

edi rama bruksel

Sondazh

Poll