Politike

Ligji për Zonat e Mbrojtura, Malltezi: SPAK në gjumë, Rama vjedh tokat publike dhe ia dhuron banditëve

Në letrën e lexuar nga studentja, Malltezi shkruan se, Edi Rama propozon ndryshime në ligjin e Zonave të Mbrojtura.

14 Shkurt 2024, 19:47 Nga M.B
Ligji për Zonat e Mbrojtura, Malltezi: SPAK në gjumë, Rama vjedh
Edi Rama dhe Jamarbër Malltezi

TIRANA- Në tubimin e radhës së mbajtur nga mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha, poshtë shtëpisë së tij, një studente e vitit të katërt në arkitekturë ka lexuar një letër të shkruar nga Jamarbër Malltezi. Në letrën e lexuar nga studentja, Malltezi shkruan se, Edi Rama propozon ndryshime në ligjin e Zonave të Mbrojtura. Malltezi thotë se Partia Demokratike tregoi në vitin 2020 se si Parku Kombëtar i Dajtit ishte kthyer në Guroren e Gjoka konstuksion me bekimin e Edi Ramës ndërsa shton se SPAK-u ka 4 vjet që nuk flet.

Ai rendit dhe 3 shembuj të qëndrimit të Ramës në lidhje me Zonat e Mbrojtura, sipas Malltezit.

LETRA:

Nga Jamarbër Malltezi

Pasi e ka kthyer Shqipërinë në një sulltanat pa asnjë institucion të pavarur dhe ku edhe lejet e një magazine apo TV që zapton tokën e pronarëve dhe zhduk shkollat e firmos Edi Rama, tani po synojnë të kafshojnë në masë të gjerë të gjithë Zonat e Mbrojtura Mjedisore! Pa asnjë dëgjesë publike, pa asnjë relacion, pa proces konsultimi publik siç e detyron legjislacioni shqiptar, Edi Rama don të ndryshojë ligjin që kafshimet e reja të mos i këtë kaq haptaz në dhunim të ligjit saqë SPAK-u i tij të bëjë ‘idiotin e dobishëm’ për të bërë sikur nuk sheh, nuk dëgjon dhe nuk kupton. Ka hyrë viti i 4-rt qysh kur PD ka depozituar kallqzime penale për kafshim të Zonave të Mbrojtura, por SPAK ka ikur në drejtim të paditur kur i del si dhunues ligji banditi Edi Rama. Partia Demokratike tregoi në 2020 se si Parku Kombëtar i Dajtit ishte kthyer në Guroren e Gjoka konstuksion me bekimin e Edi Ramës. SPAKu ka 4 vjet që nuk flet! PD tregoi në 2020 se si Monumenti i Natyrës Uji i Ftohtë në Tepelenë u dëmtua dhe mu në breg te Lumit në dhunim me ligjin e Rezervave ujore u ndërtua ndërtesë 6 katëshe dhe përsëri SPAKu i korruptuar nga Edi Rama nuk guxon të shprehet! Po mbushen 4 vjet pa përgjigje nga SPAK! Këta lolot e Edi Ramës duan të na shesin për heronj imagjinarë?

Cili ka qenë qëndrimi i Edi Ramës për Zonat e Mbrojtura?

-3 shembuj:

1. Për të kursyer milionat e Xhorxh Sorosit Edi Rama në 2015 lejoi që të shpohej për naftë brenda në zonën qendrore të zonës së mbrojtur në Nartë! Milionat e Xhorxh Sorosit ishin më të vlefshme se zonat e mbrojtura mjedisore të Shqipërisë!

2. Për disa miliona me shumë, Edi Rama dha leje për impiante akuakulture brenda Parkut Kombëtar Detar Sazan-Karaburun.

3. Edi Rama edhe sarajet e tij të Surrelit i ka ndërtuar në një zonë që ishte pjesë e Parkut

Kombëtar të Dajtit në dhunim të ligjit! Ka 12 vjet në gjykata çeshtja me mashtrimet e marrjes së tokave, pjesë të Parkut Kombëtar Dajt kinse me ligjin 7501. Gjykata Administrative të Tiranës gëlon nga kjo histori korrupsioni e Edi Ramës me Engjëll Agaçin. (Gjyqtari që nuk mbylli sytë për paligjshmërinë e shkarkuan me vetting dhe ai tani e ka çuar në Strasburg). Çfarë ka ndodhur këto 3 vitet e fundit me Zonat e Mbrojtura? Nga jugu në veri janë kafshuar për interesat e Edi Ramës. Janë kafshuar në dhunim të ligjit, por SPAK, kos po ha!

Ja 3 shembuj të freskët të 3 viteve të fundit:

1. Zona e mbrojtur e Vilunit në Velipojë u grabit si plaçkë lufte dhe Edi Rama e ktheu në kantier ndërtimi për Pëllumb Gjokën për kontributin e tij në vjedhjen e zgjedhjeve përmes kërcënimeve  të banorëve!

2. Peizazhi i Mbrojtur i vijës breg-liqenore të Pogradecit i është ndryshuar destinacioni dhe është në plan për të ndërtuar një lagje me ndërtesa 6 deri 20 katëshe! Kjo duke shpërfillur banorët, mjedisorët dhe biles edhe detyrimet që ka Shqipëria në kuadër të ruajtjes së Liqenit si trashëgimi e UNESCOs.

3. Parku Kombëtar i Butrintit u kafshua fillimisht për interesin e vilave dhe pallateve të Damian Gjiknurit ndaj iu hoq gjiri i Manastirit këtij Parku.

Më pas u kafshua sërisht dhe u vodh Kepi i Stillos për interes të 600 vilave të Edi Ramës! Mos ia ka lënë gjë Kristaqi tokat Edi Ramës që i vjedh? Mender SPAK-u burgos pronarët privatë për kthimin e pronës së vet, ndërsa kur vjedh Edi Rama tokat publike dhe ia dhuron banditëve SPAK ikën në drejtim të paditur? Këto janë këmbana alarmi për dëmtimin e Zonave të Mbrojtura për interes të një njeriu të vetëm. Këto janë këmbana alarmi sesi nga një shtet ligjor me demokraci në veprim siç ishte Shqipëria në 2012, sot kemi një sulltanat pa asnjë institucion të pavarur dhe ku drejtësia është kthyer në leckën ku fshin këpucët e përmjera Edi Rama.

edi rama jamarber malltezi

Sondazh

Poll