14 Shkurt 2024, 19:24
Nga M.B
Sali Berisha
TIRANA- Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur fjalën në mitingun e radhës të zhvilluar nga mbështetësit poshtë banesës së tij. Berisha tha se ai dhe mbështetësit e tij ishin ndryshe nga Edi Rama pasi ky i fundit krenohej me McGonigal, ndërsa për veten Berisha thotë se kishte mik presidentin e SHBA-ve.
Sipas Berishës, Rama, duke kthyer votën në krim dhe krimin në votë, duke angazhuar paratë e krimit kundër opozitës, mohuar të drejtat kushtetuese në parlament të opozitës, arrestuar liderin e PD, bënë gjithçka për një Shqipëri pa opozitë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Miqtë e mi! Nuk jemi njëlloj. Ne kishim mik presidentin e SHBA. Edi Rama krenohej me McGonigalin, shpallte mik McGonigalin. Nuk jemi njëlloj sepse ne me reforma të thella anëtarësonim Shqipërinë në NATO, Edi Rama organizonte protesta me portretin e Enver Hoxhës kundër anëtarësimit në NATO. Nuk jemi njëlloj kurrën e kurrës, pasi PD u shndërrua në lokomotivë të vërtetë të proceseve integruese. Pro-europeizmi, pro-amerikanizmi i PD buron nga vokacioni perëndimor i kombit shqiptar. Për Edi Ramën, Rilindjen e tij këto janë thjesht gjethe fiku për të mbuluar vjedhjet e tij, për të mbuluar lidhjet e tij me krimin, për të mbuluar mjerimin e shqiptarëve, dëbimin e tyre nga Shqipëria. Nuk jemi njëlloj se ne kurrë nuk menduam ndonjëherë dhe nuk pranuam që të kthenim monizmin në Shqipëri. Nuk pranuam ndonjëherë të lobonim për kontrollin e opozitës apo shkatërrimin e saj. Përkundrazi, bëmë gjithçka të konsolidojmë vlerat e demokracisë. Ndërsa Edi Rama, duke kthyer votën në krim dhe krimin në votë, duke angazhuar paratë e krimit kundër opozitës, mohuar të drejtat kushtetuese në parlament të opozitës, arrestuar liderin e PD, bënë gjithçka për një Shqipëri pa opozitë. 20 shkurti është dita në të cilën tirani mori ndëshkimin, 20 shkurti është dita në të cilën Edi Rama duhet të marrë mësimin më të madh.
Europa pret me padurim fjalën tuaj, fjalën e qytetrarëve shqiptarë. Miqtë e mi, nuk jemi njëlloj sepse Edi Rama dhe fara e tij e keqe e Rilndjes, duke vjedhur, largoi shqiptarët nga Shqipëria më shumë se gjithçka tjetër.
Kurse ne, dyfishuam rrogat, dyfishuam pensionet, bëmë gjithçka për të bërë Shqipërinë një vend të jetueshëm. Dhe e vërteta është se u larguam nga pushteti në një kohë kur Shqipëria rritej nga viti në vit në popullatë.
Në një kohë kur qindra mijëra shqiptarë u kthyen nga emigracioni për të ndërtuar në Shqipëri folenë e të ardhmes së tyre. Nuk jemi njëlloj sepse për ne, beteja me zero tolerancë ndaj krimit, ishte ligji i pandryshueshëm. Një nga një bandat u shpërbënë, bosët e tyre u përballën me ligjin. Edi Rama, i lidhur me krimin, drogën, liroi vrasësit serialë nga burgu. I mblodhi ata ku janë e nuk janë, i shndërroi në investitorë strategjikë. Dhe tani do t’i vërsulë si bisha kundër zonave të mbrojtura, pasurive përrallore të shqiptarëve. Nuk jemi njëlloj sepse ne besojmë të liria, te dinjiteti njerëzor. Besojmë te vota. Te fjala e lirë. Në Rilindje, vota nuk ekziston më. Aty ka vetëm një votë, ka vetëm një zë, ka vetëm një njeri dhe ky është padrinoja Edi Rama.
berisha edi rama shba
Politike
14 Shkurt 2024, 19:13
M.B
Sali Shehu
TIRANA- Fryma e Re Demokratike, me ftesë të Komisionit për Reformën Zgjedhore, ka paraqitur qëndrimin politik si dhe pr...
Politike
14 Shkurt 2024, 19:20
Sali Berisha
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha tha për qytetarët se 20 shkurti është dita e qytetarëve, sipas tij pë...
Politike
14 Shkurt 2024, 19:18
r.ll
Sali Berisha
TIRANË- Kryetari i PD-së ka mbajtur sonte fjalimin e radhës para mbështetësve të tij të mbledhur poshtë...
Politike
14 Shkurt 2024, 19:01
M.B
Kryeministria
TIRANA- Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ditën e sotme është vendosur që numri i punonjë...
Politike
14 Shkurt 2024, 17:42
r.ll
edi rama dhe ursula von der leyen
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama, siç u raportua më herët ndodhet në Bruksel ku ka zhvilluar një...
Politike
14 Shkurt 2024, 16:55
r.ll
antony blinken
TIRANË- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken pritet të vizitojë ditën e nesërme Tiranën.
Gjatë q&...
Politike
14 Shkurt 2024, 16:36
r.ll
charles michel dhe edi rama
BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku ka zhvilluar një takim me presidentin e Këshillit të E...
Politike
14 Shkurt 2024, 16:13
M.B
Gazment Bardhi
MALËSI E MADHE- Kreu i grupit parlametar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, nga Malësia e Madh...
Politike
14 Shkurt 2024, 16:04
M.B
Belinda Balluku
POGRADEC- Në qytetin e Pogradecit ka nisur puna për rehabilitimin e plotë të nënstacionit elektrik. N...
Politike
14 Shkurt 2024, 14:55
h.k
fredi beleri
GREQI-Në një analizë në prestigjiozen greke Kathimerini janë renditur 10 pika që argumentojnë se në &c...