Politike

Mbledhja e Zgjedhores, FRD: Propozuam votim elektronik, lista të hapura, komisione të depolitizuar, votimin e emigrantëve

Sali Shehu, kreu i FRD, shprehet se sekretari Seiti ka kërkuar që këto propozime të merren në konsideratë nga komisioni.

14 Shkurt 2024, 19:13 Nga M.B
Mbledhja e Zgjedhores, FRD: Propozuam votim elektronik, lista të hapura,
Sali Shehu

TIRANA- Fryma e Re Demokratike, me ftesë të Komisionit për Reformën Zgjedhore, ka paraqitur qëndrimin politik si dhe propozimet për zgjedhjet e vitit 2025. Sekretari i FRD, Xhafer Seiti ka propozuar komisione zgjedhore të depolitizuar, votim elektronik, lista të hapura, një zonë zgjedhore, mosndryshimi i qendrave të votimit 60 ditë para datës së zgjedhjeve dhe vota e diasporës.

Ndërkohë, Sali Shehu, kreu i FRD, shprehet me anë të një postimi në rrjetet sociale se sekretari Seiti ka kërkuar që këto propozime të merren në konsideratë nga komisioni i posaçëm.

Postimi i kreut të FRD:

Të dashur Miq!

Me ftesë të komosionit parlamentar për reformën zgedhore , sot z Xhafer Seiti Sekretar Organizativ i Frymës së Re Demokratike paraqiti qëndrimin politik si dhe propozimet e FRD për zgjedhjet e vitit 2025 si më poshtë:


1 -Komisione zgjedhore te depolitizuara.

2- Votim elektronik.

3 -Lista të hapura.

4 – Rishikim i zonave zgjedhore, mundësishte një zonë zgjedhore, në pamundësi katër zona zgjedhore me numër të barabartë deputetësh.

5 -Mos ndryshim i qendrës së votimit 60 ditë para datës së zgjedhjeve.

6 – Votimi i të gjithë shqiptarëve jashtë Republikës së Shqiperisë, kudo qëndodhen. Në fund të fjales z Seiti të cilin e përshëndes për seriozitetin dhe profesionalizmin, kërkoi që propozimet e FRD-se te meren në konsiderat nga komisioni i posaçëm Parlamentar. Duke ju falenderuar per bashkëpunimin ju uroj javë të mbarë.

Me shumë respekt Sali Shehu.

komisioni zgjedhor frd

Sondazh

Poll