Politike

Vizita në Bruksel/ Pas Michel, Rama takohet me Ursula von der Leyen (FOTO)

Më herët kryeministri zhvilloi një takim edhe me presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel.

14 Shkurt 2024, 17:42 Nga r.ll
Vizita në Bruksel/ Pas Michel, Rama takohet me Ursula von der Leyen (FOTO)
edi rama dhe ursula von der leyen

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama, siç u raportua më herët ndodhet në Bruksel ku ka zhvilluar një takim me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, në kuadër të mbledhjes së Komitetit Ekonomik dhe Social Europian.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka ndarë disa foto ku shihet së bashku me Ursula von der Leyen.

Më herët kryeministri zhvilloi një takim edhe me presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel. Ky i fundit zbardhi edhe çfarë u diskutua mes tyre përmes një postimi në platformën "X".

Takimet vijnë dy javë përpara se në Tiranë të mbahet samiti për Ukrainën dhe takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të planit të rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor nga Komisioni Europian.

edi rama ursula von der leyen bruksel

Sondazh

Poll