Politike

Takimi me Ramën në Bruksel/ Michel: Diskutuam të ardhmen e Shqipërisë në rrugën drejt BE-së

Rama pritet të zhvillojë një takim me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

14 Shkurt 2024, 16:36 Nga r.ll
Takimi me Ramën në Bruksel/ Michel: Diskutuam të ardhmen e
charles michel dhe edi rama

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku ka zhvilluar një takim me presidentin e Këshillit të Evropës, Charles Michel.

Pas takimit ka reaguar edhe Michel dhe ka zbardhur çfarë u fol në takimin mes tyre.

"Me @ediramaal, diskutuam për rrugën e Shqipërisë drejt BE-së dhe mbështetjen tonë gjatë gjithë rrugës. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Përshëndeta gjithashtu nismën për të pritur një samit rajonal Ballkan Perëndimor-Ukrainë në Tiranë. BE është mirënjohëse për mbështetjen e Shqipërisë dhe të rajonit për Ukrainën", shkruan Michel në platformën "X".

Rama pritet të zhvillojë një takim me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen. Takimet vijnë dy javë përpara se në Tiranë të mbahet samiti për Ukrainën dhe takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në kuadër të planit të rritjes për vendet e Ballkanit Perëndimor nga Komisioni Europian.

charles michel edi rama

Sondazh

Poll