Politike

Potesta e 20 shkurtit, Bardhi në Malësi të Madhe: Rama po pengon punësimin dhe zhvillimin ekonomik

Sipas Bardhit, kjo protestë nuk është vetëm e demokratëve të bashkuar, por është reagim i çdo shqiptari që dëshiron të ndërtojë një të ardhme më të mirë për veten dhe familjen.

14 Shkurt 2024, 16:13 Nga M.B

 

Potesta e 20 shkurtit, Bardhi në Malësi të Madhe: Rama po pengon
Gazment Bardhi

 

MALËSI E MADHE- Kreu i grupit parlametar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, nga Malësia e Madhe u ka bërë sot thirrje qytetarëve të bashkohen në protestën e 20 shkurtit. Sipas Bardhit, kjo protestë nuk është vetëm e demokratëve të bashkuar, por është reagim i çdo shqiptari që dëshiron të ndërtojë një të ardhme më të mirë për veten dhe familjen.

Ai shtoi se protesta është thirrur kundër keqqeverisjes së Edi Ramës, që po pengon, sipas tij, punësimin dhe zhvillimin ekonomik.

“20 Shkurti nuk është protestë vetëm e demokratëve të bashkuar, por reagim i çdo shqiptari që dëshiron të ndërtojë një të ardhme më të mirë për veten dhe familjen e tij në Shqipëri. Me këtë mesazh, i kërkova banorëve të Malësisë së Madhe që të na bashkohen ditën e martë, datë 20 Shkurt, ora 17:30, përpara Kryeministrisë. Protestojmë kundër keqqeverisjes së Edi Ramës, që po pengon punësimin dhe zhvillimin ekonomik, që ka rrënuar mirëqenien e familjeve shqiptare, dhe që po tenton të kontrollojë çdo pushtet duke ndërtuar një shtet autokrat e të padenjë për familjen europiane”, shprehet Bardhi.

gazment bardhi protesta

Sondazh

Poll